Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deputeti i PD kundërshton me tone të forta: Kjo është e papranueshme, po ecim drejt niveleve Afrikano Qendrore

Postuar: 17/11/2018 - 09:57

Me tone të forta, deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka numëruar gjithë arsyet se pse buxheti i planifikuar për shëndetësinë është i papranueshëm. Me një shënim në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se me këtë buxhet po ecet “drejt niveleve tona Afrikano Qendrore”.

Postimi i Tritan Shehut 

Buxheti 2019 ne Shendetesi-Buxheti i “vazhdimesise” drejt niveleve tona Afrikano Qendrore.
Ky material eshte krejt “shterpe”, nuk bart asnje koncept politik, financiar apo menaxherial, qe se paku te ngjalle ndonje shprese per permiresime.
Nivelet e financimit te sistemit ngelin me te ultat ne Europe me reth 2,1 % te GDP nga buxheti e reth 0,6% nga Kontributet, te dyja se bashku reth 130 E per capitas, nivel ky katastrofal, duke qendruar perseri te pagesat direkte te qytetareve ne mbi 50% te shpenzimeve, thellesisht anti sociale kjo.
Asnje fjale per konceptet menaxheriale spitalore, decentralizimin e tyre, financimet per ngritjen e cilesise mjekimit e objektivat per kete.
Kujdesi paresor semplifikohet vetem me riparimet e disa qendrave shendetesore, pa u paraqitur asnje politike zhvilluese per ate.
Asgje konkrete per domosdoshmerine e rritjes se listes se rambursimit te barnave ne numer e vlere, ashtu si dhe per forcimin e sigurise medikamentoze.
Ne lidhje me maredheniet me sektorin jo publik dhe shfrytezimin per publikun e kapaciteteve ne rritje te tij, ka vetem ndonje deklarate te pa bazuar e pa te argumentuar, asgje te dobishme.
Ndersa per jetegjatesine e PPP, perfshi dhe te tilla si Checkup-i, behet kujdes per te vendosur shifra ne rritje te tyre, por krejtesisht te pa argumentuara.
Dhe ne fund desheroj te pyes autoret: po “Shendetesia falas” ku ka humbur dhe a e dine ata se ka dhe stomatologji?

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2019 - 15:05

Deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi i ftuar në rubrikën “Opinion” tha se opozita e vendit është anormale, pasi fton qytetarët që të rrezikojnë burgun.

Postuar: 22/05/2019 - 15:00

Presidenti Ilir Meta sot në konferencën për sfidat e sigurisë është shprehur tejet i shqetësuar p

Postuar: 22/05/2019 - 14:57

Kryetarja e Komisionit të Medias ka lëshuar një thirrje të fortë akademikëve të mos përfshihen në

Postuar: 22/05/2019 - 14:47

Zbardhet porosia e Partisë Demokratike, pas deklaratës së ambasadorit të OSBE, Bernd Borchard i c

Postuar: 22/05/2019 - 14:45

Në Tiranë po mbahet konferenca 'Për sigurinë në Ballkan', organizuar nga qendra George.

Postuar: 22/05/2019 - 14:07

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta për suksesin e reformës në Drejtës