Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deputeti i PD nuk i kursehet drejtorit të Ramës pas akuzave ndaj Mirush Kabashit : Kumarxhi publik

Postuar: 13/06/2018 - 11:07

Pas akuzave të fundit të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i cili i ka kujtuar rrogën aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi, vetëm se ky i fundit është shprehur kundër shembjes së godinës së Teatrit, reagimet kundër tij kanë qenë të shumta.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi përmes një statusi në facebook, e ka cilësuar Çulin si një drejtor të korruptuar dhe një servil të Edi Ramës.

“Edi Rama shfaqet si burracak, kur ndërsen Hervin Çulin kundër Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit Mirush Kabashi.

Është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha prej ordineri që kumarxhiu publik Çuli, përdor ndaj artistëve më të njohur, të cilët po refuzojnë korrupsionin gjigand te dyshes Rama – Veliaj, për të cilin po bëhet kurban shembja e Teatrit Kombëtar!

Duke vënë në skenë Apologjinë për Edi Ramën, Hervin Çuli, ky drejtor i korruptuar, i paaftë dhe servil ka marrë përsipër të hedhë baltë mbi çdokënd që del kundër Edi Ramës, por harron se siç thotë Viktor Hygo, kur diktatura është fakt, revolucioni është e drejtë e qytetarit”, shkruan Boçi në rrjetet sociale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2018 - 11:26

Vrasja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari është rikthyer në vëmendje ditët e fundit, që pas ekstradimit të Izet Haxhisë.

Postuar: 24/06/2018 - 11:25

Rritet ankthi në radhët e ministrave, zëvendësministrave dhe drejtorëve.

Postuar: 24/06/2018 - 11:00

Marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se sa po vijnë e

Postuar: 24/06/2018 - 10:38

Marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë pak nga pak po shkon drejt finalizimit.

Postuar: 24/06/2018 - 10:33

Me dhjetra militantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur të afrohen me Partinë Sociali

Postuar: 24/06/2018 - 10:20

Opozita shqiptare po përgatit një skenar për të rrëzuar të gjithë reformën në drejtësi.

Postuar: 24/06/2018 - 09:24

Gjykata e Tiranës ua ka komplikuar punën avokatëve, por edhe qytetarëve sepse nuk i marrin dot më