
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Deputeti i PD qarku Elbasan Lefter Gështenja denoncon vendimin antikushtetues të qeverisë “Rama”: Konfiskimet si ne 1945

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Dhjetor 2022

Deputeti i PD për qarkun e Elbasan, Lefter Gështenja ka denoncuar sot përmes një reagimi në rrjetet sociale, vendimin antikushtetues të qeverisë “Rama” për të konfiskuar ndërtimet pa lejë. Sipas tij, qasja e qeverisë është e njëjta si ajo që aplikoi Enver Hoxha Konfiskimet në vitin 1945.
Postimi i plotë:
Konfiskimet, si në 1945!
Qeveria e Ramës si Komitetet Ekzekutive të diktaturës!
Prej disa muajsh, përmes një vendimi tërësisht antikushtetues, Kryeministri Edi Rama po firmos "konfiskime", prishje dhe përvetësime pasurish të paluajtshme bazuar thjeshtë në akte arbitrare, pa vendime gjykatash.
E gjithë kjo praktikë është e ngjashme me vendimet e dhunshme të diktaturës komuniste në vitin 1945, e cila përmes komitetesh ekzekutive, sekuestroi pasuri të mëdha të qytetarëve shqiptarë me argumenta qesharake.
Ende nuk ka një bilanc se sa pasuri shqiptarësh zhduku diktatura komuniste por vetëm në konfiskimin e floririt, besohet se janë më shumë se 44 milionë franga ari që në vlerën e sotme janë mbi 400 milionë euro.
Ashtu si në vitin 1945, Rama vendos se kush është fajtor, e kush duhet të ndërshkohet, se kush duhet të humbasë pasuritë pa vendime gjykatash, ndonëse edhe ato i ka vendosur nën kontroll të plotë.
Prej ardhjes në pushtet, Rama burgosi mijëra shqiptarë për ndërtime pa leje. Por tashmë, vendos ai se kush duhet të ndërtojë e kush jo, pa llogaritur në asnjë rast të drejtën e pronësisë.
Ky akt është tërësisht antikushtetues dhe kriminal.
Çdo qytetari mund t’i hiqet e drejta e pronësisë, vetëm pas një procesi dhe vendimi të rregullt ligjor, pasi të kalojë të gjitha shkallët. Çdo mënyrë tjetër është abuzive dhe antiligjore!
Po kush janë problematikat e këtij modeli:
Vendimi i Qeverisë për “Konfiskimin” është në kundërshtim Konvetat Ndërkombëtare, Kushtetutën me ligjin!
Bazuar në legjislacionin aktual, ndërtuesit që kanë shkelur ligjin do duhej të procedoheshin nga Prokuroria, ku sipas informacioneve një pjesë e mirë janë të proceduar, ndërkohë me këtë vendim i shpëton nga ndëshkimi penal shkelësit, siguron disa ardhura, ndoshta më shumë në xhepat e tyre se sa në buxhetin e shtetit.
Vendimi i Qeverisë për “Konfiskimin” është në kundërshtim me Kodin Penal ku në Nenin 36 sanksionohet “Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata dhe ka të bëjë me marrjen dhe kalimin në favor të shtetit të pronës, sendeve, apo çdo pasurie tjetër”.
Procedura ekzekutive që po shoqëron gjithe procesin nuk është transparente si dhe bie në kundërshtim te plotë me zbatimin e ligjeve, si për punimet e ndertimit ashtu edhe pëe kontratat e shkëmbimit me palë të treta!
Të gjithë biem dakord, unë i pari qe subjektet ndertuese private kane shkelur ligjin dhe duhet te ndeshkohen sipas legjislacionit ne fuqi pa perjashtuar askend… të afert ose jo me qeverine , te afert ose jo me bashkine.
Pyetja qe shtrohet është po institucionet pergjegjese per kete katrahure a kane pergjegjesi pasi i gjithë ky proces ka ndodhur nën hundën e tyre?
Ku ishin strukturat ligjzbatuese për të monitoruar territorin deri në muajin shtator kur filloi dhe teatri i qeverisë së bashku dirigjuar nga kryeministri?
Pse u kujtuan për shkelje të ligjit dhe mospajisje me leje ndërtimi pas kaq shumë vitesh kur nisën procedurat për këto ndërtime?
Pse tatimet nuk reaguan gjatë këtyre viteve ndërkohë që merrnin taksa me faturë dhe pa faturë nga financat e kompanive të ndërtimit?
Inspektoret, pergjegjesit, drejtorët e drejtorive si dhe drejtori i Përgjithshem i INUV-it, kryetari i Bashkise, ministrat etj, a kane patur dijeni, a kane pergjegjesi per keto ndertime pa leje?
Perse me dy standarte hapësira që parashikon VKM për bllokimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve, pas pagesës së gjobës , duhet ta blejnë ndërtimin pa leje, me çmimi tregu dhe më pas te legalizohet ?
Cili ka qene komunikimi i pare me subjektet shkelese te ligjit, perse nuk u zbatua ligji per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit , ku te mbaheshin akt-konstatimet si dhe te ndiqeshin te gjitha hapat ligjor per te gjitha palet, si per palen qe zbatuese edhe per palet kontolluese?
Pse pikërisht ndodh kjo betejë e stisur dhe shantazhuese për biznesin e cdo niveli, 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve?
Nderkohe e dime qe ne Tirane por jo vetem, ne cdo fshat te Shqiperise nuk mund te hapesh nje dritare pa leje ose te ndertosh nje avlli jo me te ndertosh kate shtese apo pallate pa leje.
Pra, e gjitha nuk është për të vënë nën kontroll ndërtimet paleje, por të përfituar zyrtarët e lartë.
E frikshme është që mbyllin gojën intelektualët, shoqeria civile, avokatët, juristët, prokurorët, gjykatësit, dhe madje edhe faktori ndërkombëtar!
Nëse nuk reagohet ndaj kësaj politike konfiskimi me vendime personale të Kryeministrit, atëhere pasojat do të jenë të rënda.
Sot konfiskohen pallate, por nesër mund të konfiskohen llogari bankare, pasuri të luajtshme, etj etj ashtu si në vitin 1945!
Zoti i ruajt shqiptarët nga mendjet e mbrapshta!
Më të lexuarat


Ish-deputeti demokrat nxjerr të palarat që fshihen: Berisha i kishte premtuar Agron Nezës ta bënte pjesë të kabinetit qeveritar! Meta është takuar me zyrtarin e FBI-së

“Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e “Ramagate”, Meta rrëfen marrëdhenien mes SHBA-së: Lidhje vlerash dhe jo aferash

“McGonigal ishte miqësuar me Kryeministrin e Shqipërisë”/ Business Insider tregon të pathënat e ish-të dashurës së zyrtarit të FBI!

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

“Dashnoret po flasin”/ Reagon me shpejtësi pas zhvillimeve të fundit politikani i njohur: Gjurmët e aferës mafioze të çonin drejt e tek zyra e Ramës

Sali Berisha nxjerr emrin e politikanit të njohur shqiptar: I përfshirë në aferën e inceneratorëve!

Dërgimi i emrave të komisionerëve në KQZ, Nazarko "zbërthen" lëvizjen e Berishës: Provokim, ja mesazhi "i fshehtë"

Peleshi intervistë për VOA: Jemi krah më krah me SHBA, kemi shumë arsye për t’u ndjerë të sigurtë në Shqipëri

E dashura e McGonigal i çoi letër FBI-së: Hetoni lidhjet që ka me Edi Ramën

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)
