Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deputeti i PS-së flet hapur: Ju tregoj se kush po e vë në vështirësi Ilir Metën

Postuar: 26/03/2019 - 22:35

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj është shprehur se Presidenti Ilir Meta nuk po i shikon ngjarjet politike nga posti që mban, por si një ish-kryetar i LSI.

Baraj tha se Metës i duhet shumë forcë për të dalë mbi vetveten, pasi LSI e vë shpesh herë atë në vështirësi. Deputeti socialist tha se Presidenti duhet të jetë i besueshëm në qëndrimet që mban dhe jo të bëhet pjesë e krizës politike.

 “Presidenti pikërisht për situata të tilla mbahet mend në Shqipëri sepse roli i tij në periudha të qeta është më shumë honorifik dhe kur krijohen situata të tilla kritike është mirë ta luajë atë rol, por ai ka një problem që lidhet me historinë e tij. Historinë e të qenit në krye të LSI-së. Ajo sikur e komplekson dhe herë pas here e bën që të mos jetë objektiv në qëndrimet e veta. I duhet shumë forcë për të dalë mbi vetveten, mbi historinë e vetvetes për të qëndruar  mbi palët. Jo thjesht në mënyrë deklarative, por në substancë të vet, që ta luajë rolin e tij dhe të jetë i besueshëm realisht që kërkon zgjidhjen e këtij ngërçi. Zgjidhja e ngërçit nuk mund të bëhet palë, kur duhet të ikë kryeministri i zgjedhur me vota dhe për të marrë rrugëzgjidhje” tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/06/2019 - 10:28

Analisti Ilir Demalia ironizon protestuesit e Astirit të cilët dy ditë më parë ndeshën me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe bashkëshorten e tij Xhoanën.

Postuar: 17/06/2019 - 10:14

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar një kërkesë zyrtare Policisë së këti

Postuar: 17/06/2019 - 09:58

Nga Kryesia e Kuvendit doli në një konferencë urgjente kryetar i Grupit Parlamentar të PS, Taulan

Postuar: 17/06/2019 - 09:43

Deputeti Lefter Maliqi ka lajmëruar se ndryshe nga sa është parashikuar, Prokurorja e Përgjithshm

Postuar: 17/06/2019 - 09:43

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla ka dorëzuar në Kuvend 55 firmat për shkarkimin e pre

Postuar: 17/06/2019 - 09:31

Deputeti Ralf Gjoni i ftuar në A2 CNN,  deklaroi se fjala e presidentit ku thotë se ka rrezi

Postuar: 17/06/2019 - 09:31

Mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 9:30, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është thi