Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deputeti i PS-së zbulon kush do ta vulosë përfundimisht shkarkimin e presidentit Meta

Postuar: 12/06/2019 - 21:33

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, deklaroi këtë të mërkurë se shkarkimi i Presidentit nuk është qëllim në vetvete i mazhorancës. Gjatë emisionit “Byro Politike” ai theksoi se PS po reagon pas vendimit të Metës për zhdekretimin e zgjedhjeve, të cilën selia rozë e konsideron antikushtetues dhe në shkelje të rëndë me Kushtetutën.

"Hapat ndërmerren sepse ne mendojmë që Presidenti i Republikës ka bërë një shkelje të rëndë kushtetuese dhe për të cilën ne duhet të reagojmë. Reagimi jonë njeh shkarkimin e tij, por nuk është se patjetër duam të shkarkojmë presidentin e republikës. Në rast se qëndrimi jonë do të mbështetet nga mazhoranca në parlament, dhe pastaj gjykata Kushtetuese veprimin tonë do ta quajë të drejtë, do procedohet me shkarkimin e tij. Kjo është rrugë. Nga ne varet që të reagojmë dhe të nisim këtë procedurë. Pastaj duhet të jenë të gjithë aktorët në përputhje me këtë gjë”, tha Pëllumbi.
 
Gjykata Kushtetuese , e cila do të marrë vendimin përfundimtar për shkarkimin po ose jo për Presidentin Meta, sipas Pëllumbit do të jetë funksionale në fund të Korrikut.
 
“Ne presim që Gjykata Kushtetuese në fund të Korriku të jetë funksionale. Procedurat kanë filluar për emërimin e anëtarëve të saj kështu që është çështje muajsh”, tha deputeti.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 23:55

Një ditë para protestës së opozitës ka ardhur një tjetër reagim i fortë nga Ambasda e SHBA-së.

Postuar: 20/06/2019 - 23:51

Kryetarja e grupit parlamentar Demokratik, Rudina Hajdari është shprehur se nëse Presidenti Meta

Postuar: 20/06/2019 - 23:20

Një debat me tone të larta është zhvilluar në emisionin e Open ndërmjet Ervin Saljanjit dhe Spart

Postuar: 20/06/2019 - 23:11

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar nëse do të krijojë një forcë të re politike.

Postuar: 20/06/2019 - 23:01

Deputeti Lefter Maliqi thotë se është e pamundur të mbahen zgjedhje në Shqipëri në 30 qershor.

Postuar: 20/06/2019 - 23:00

Në një reagim në Facebook, Glauk Olldashi shkruan se në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët ta

Postuar: 20/06/2019 - 22:56

Pas reagimit të Ambasadës Amerikane e cila bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të distancohen në