BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Politike

Deputeti jep paralajmërimin e frikshëm: Ditmir Bushati të ketë frikë për jetën

Deputeti jep paralajmërimin e frikshëm: Ditmir Bushati të

Deputeti Lefter Maliqi ka hedhur një akuzë shumë të fortë drejt kryeministrit Rama. Ai këshilloi socialistin Ditmir Bushati që të bëjë kujdes me qëndrimet e tij kundër kryeministrit. Sipas tij, ish-ministri i Jashtëm duhet të ketë frikë për jetën pas kritikave të shumta kundër lidershipit socialist.

“Ditmir Bushati duhet të ruhet nga ky kryeministër, Rama është i lidhur me krimin, hedh gurin dhe fsheh dorën. Bushati të ruhet, të ketë frikë për jetën. Për politikën në PS është i djegur ai sa të jetë Rama, por të ketë frikë për jetën. Mos u duket ndonjë habi se mafia kjo është. Drejtoi gishtin ai ndaj prokurorit…” tha Maliqi.