BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Politike

Deputeti paralajmëron "tërmet" në politikën shqiptare: Do të jetë një luftë totale

Deputeti paralajmëron "tërmet" në politikën

Deputeti i ardhshëm Mark Marku ka folur për mediat pas mbledhjes që zhvilloi bashkë me kolegët e tij me kryedemokratin Lulzim Basha.

Para selisë blu, Marku tha se ai është dakort që të zhvillohen protesta, gjë të cilën e ka kërkuar edhe gjatë mbledhjes, por që kryedemokrati Basha e ka kundërshtuar.

“Do të jetë një luftë totale. Do të jetë një luftë derisa Rama të largohet nga pushteti. Unë e kam thënë edhe më herët, duhet përdorur çdo gjë e mundshme për të mposhtur një regjim. Aty ku nuk ka zgjedhje të lira, u lind e drejta qytetarëve që të marrin çdo vendim sepse pushteti është ilegjitim. Kryetari e ka deklaruar se nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prillit. Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës janë shërbyer të Ramës. Me dashje pa dashje i shërbejnë atij. Nuk ka rëndësi a janë pjesë apo jo, mund t’i shërbejnë Ramës edhe duke qenë në PD, edhe pa dashje", tha Marku.

Më të lexuarat