BREAKING NEWS

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga
x
BREAKING NEWS

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me
x
BREAKING NEWS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja
x
BREAKING NEWS

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe
x
BREAKING NEWS

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut
x
BREAKING NEWS

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja
x

Politike

Deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Mund të gjendet një shteg për të dalë me një kandidat

Deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së:

Kryetari i partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi i ftuar në studion e “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, ndër të tjera foli edhe për tërheqjen e disa prej kandidatëve të PD zyrtare nga gara për zgjedhjet e “14 Majit”.

Shehi u shpreh se kjo tregon një paaftësi të një grupi politik, por sipas tij këto janë gjëra që ndodhin dhe nuk është fundi i botës.

Ai tha se kandidatët e PD zyrtare duhet të marrin pjesë në garë në zonat ku ata shohin se kanë vërtetë shanse për te fituar. Më pas Shehi theksoi se deri në ditën e zgjedhjeve ka ende kohë për të rregulluar gjëra, me kandidatë që mund të largohen dhe t’i lënë vendin atyre që janë më pretendentë.

Në këtë situatë nuk ka asnjë dramë të madhe. Mos ta marrin sikur është fundi i botës politikë. Ky është rezultat i paaftësisë. Justifikimi i këtyre është se nuk kemi pas vulën, pse vula e bën një parti, jo, janë njerëzit.

Diku diku disa e shikojnë që nuk kanë shanse për të fituar dhe për mua janë gjëra që ndodhin.

Unë do të thoja që aty ku kanë shanse për të fituar, lë të futen, sepse të gjithë kanë të drejtë. Atje ku e shohin të pamundur, më mirë të largohen.

Sugjerimi im është nga tani deri në zgjedhje, mund të rregullohet, mund të largohen, mund të bashkohen, për një rezultat sa më të mirë.

Sugjerim nga ana ime, kjo gjuhë politike mes palëve të PD është jo e nevojshme” u shpreh ai.

Kreu i LZHK-së tha se bashkimi më së shumti  duhet bërë në bashkitë e madhe të vendit nëse opozita kërkon që të fitojë këto zgjedhje, por shton se ky bashkim nuk mund bëhet nëse palët flasin me këtë gjuhën ndaj njëra-tjetrës.

Sipas mendimit tim, duke filluar nga Tirana mund të gjendet një shteg për të dalë me një kandidat. Por nuk mund të dilet nëse mes palëve ka një gjuhë të tillë. E njëjta gjë mund të ndodhi dhe duhet në bashkitë e mëdha. Sepse në bashki të vogla shpesh herë fiton edhe personazhi.

Them që ka kohë akoma për të marrë vendimi sa i përket mazhoritarit, sa i përket proporcionalit gjithësekush duhet të tentojë me mundësitë e veta” përfundoi ai.