BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

Deputeti ‘sfidon’ live në emision: Unë e lë postin nëse e vërtetoni një gjë të tillë

Deputeti ‘sfidon’ live në emision: Unë e lë postin

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri është shprehur se kryedemokrati Basha është i kapur nga kryeministri. Ndërkohë analisti Ilir Kalemaj ndërhyri duke i thënë se të njëjtat akuza rëndojnë mbi opozitën brenda parlamentit.

Valteri thotë se nëse ka pasuri të pajustifikuara ai do ta lërë postin e deputetit.

Pjesë nga debati në Report Tv

"Për 1 vit e gjysmë mua më është ngjirur zëri për listat e hapura. Le ta marrë Basha flamurin e fitores në kurrizin tonë. Ju thatë qëparë që e kapi mat Edi Ramën. Rama e ka kapur mat atë që kur i ka dhënë vila. Kjo opozitë është e kapur që me bizneset. Që kur ka kapur tenderat dhe oligarkët" - thotë Valteri.

"Të njëjtën gjë thotë opozita edhe për ju që jeni të kapur" - ndërhyn Kalemaj.

"Më gjeni 1 qind lekë të vjetra dhe unë largohem që këtu, pasha zotin e madh nuk dalë në asnjë studio dhe në parlament", përgjigjet Valteri.