BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

Deputeti socialist Alqi Bllako: Bujqësia, turizmi, ekonomia dixhitale dhe energjia, janë shtyllat që do ndërtojmë ekonominë e së ardhmes në Shqipëri

Deputeti socialist Alqi Bllako: Bujqësia, turizmi, ekonomia dixhitale dhe

Seanca plenare maratonë e nisur ditën e djeshme në orën 10:00 ka përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 06.37. Pas prezantimit të programit qeverisës nga kryeministri Edi Rama, ministrat e tij i janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve për projektet e bëra publike, ndërsa seanca vijoi me debatet mbi programin. Në fokus të programit ishte rritja e pagave e të pensioneve, investimet në infrastrukturë, por dhe fuqizimi i rolit të gruas. Ndërkohë pas diskutimeve, është hedhur në votim qeveria e re “Rama 3”, e cila ka marrë votëbesimin e parlamentit për të nisur punën me mandatin e tretë qeverisës. Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim është miratuar qeveria e re dhe programi i tij qeverisës. Por për efekte të kohës, kishte shumë deputetët që tërhoqën fjalën e tyre. Njëri prej tyre ishte deputeti socialisti i Tiranës, Alqi Bllako, i cili ka ndarë në rrjetet sociale fjalën që do të përcillte për kolegët dhe qytetarët në foltoren e Parlamentit, ndërsa pasi uron qeverinë “Rama 3” dhe i uron suksese, shpalos edhe disa nga prioritet që sipas tij, duhet të bëhen realitet gjatë mandatit të tretë.

Ja fjala e deputetit të PS, Alqi Bllako: E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit, I nderuar z. Kryeministër, Të nderuar anëtarë të kabinetit, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, Jemi në fillim të një mandati më së paku historik, jo vetëm në raport me mundësitë e zhvillimit para nesh, por më së shumti në raport me shansin për t‘i dhënë njëri-tjetrit besim; duke bërë ç‘është e mundur që përtej interesit ngushtësisht partiak të vendosim interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në një kohë fare të shkurtër na u desh të përballeshim bashkërisht, si Shqiptarë, me dy goditje që do të kishin gjunjëzuar këdo dhe pavarësisht ndasive që ne kemi sa i përket mënyrës së menaxhimit, askush s’mund ta mohojë solidaritetin mes shqiptarëve që shfaqet fort sa herë kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe është padiskutim ky solidaritet që nevojitet në këtë sallë; pasi sado ta mohojmë të fshihemi apo shmangemi, ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe vendi ka nevojë që ne të bashkëpunojmë. Për çudinë time dhe mbase të shumëkujt fjala bashkëpunim ka marrë së fundmi një ngarkesë negative që zor se mund ta hasësh tjetërkund, duke ndërtuar një korrelacion të drejtpërdrejtë midis bashkëpunimit dhe pazarit. Sigurisht që ky përkthim i fjalës bashkëpunim nuk do të ishte në të mirë të askujt dhe nuk do të prodhonte asnjë vlerë të shtuar. Të bashkëpunosh apo të merresh vesh, do të thotë më së pari të debatosh. Të debatosh mbi alternativa zhvillimi që padiskutim mund të jenë asimetrike, por që mund të mbartin brenda vetes ide të cilat integrohen fare mire. 5 parimet mbi të cilat është ndërtuar programi qeverisës i Partisë Socialiste janë besoj të gjithëpranuara, ndërkohë që ajo çka mund të na ndajë në ide duke nxitur një debat të shëndetshëm dhe konstruktiv është rruga se si mund t’i jetësojmë këto parime. Një rrugë kjo me shumë degëzime dhe pa një të vërtetë absolute, ndaj kemi shansin t’ju japim shqiptarëve mundësinë të na gjykojnë jo mbi sharjet e fyerjet, por mbi argumentet se cili degëzim ofron zhvillim me gjithëpërfshirës dhe është i duhuri për t’u ndjekur. Prej vitesh tashmë në këtë sallë zhvillohet intensivisht një debat më së shumti retorik, sa i përket mbështetjes së një sistemi taksimi progresiv apo të sheshtë për tatimin mbi të ardhurat personale, duke e kthyer këtë debat në çështje morali dhe etike njerëzore, si dhe duke harruar në pothuajse çdo rast aspektin ekonomik mbështetur në të dhëna empirike. Ne, si shumë vende të tjera kemi patur mundësinë t’i testojmë të dyja këto sisteme, ndaj dhe ka pafund të dhëna empirike, të cilat për fatin tonë të mirë nuk dinë të gënjejnë, dhe që dëshmojnë qartazi për një efekt më pozitiv dhe shumë më pak shtrembërues në raport me zhvillimin e sistemit progresiv. Kjo sigurisht nuk vjen nga një dëshirë e palogjikshme për të ndëshkuar suksesin, apo ata që fitojnë më shumë, por si shumë teori të mirëkonsoliduara ekonomike e shpjegojnë fare qartë; kjo lidhet me maksimizimin e përfitimit të njëkohshëm të të dyja grupeve, ata që fitojnë më pak dhe ata që kanë të ardhura më të larta, nën një regjim progresiv. Mund të tingëllojë utopike, por është empirikisht e provuar që përfitimi agregat i atij që fiton më shumë maksimizohet, nëse ai që fiton më pak paguan më pak. Sigurisht, që këtu ka ende shumë vend për debat sa i përket shkallës së progresivitetit, pasi në këtë rast nuk ka një formulë magjike për të përcaktuar një nivel optimal, ndaj dhe çdo shkëmbim idesh apo analizash me kolegët e opozitës do të ndihmonte realisht procesin e optimizmit. Ky është bashkëpunimi që shqiptarët presin, dhe jo pazari që artikulohet pa bazë. Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet me raportin më të ulët, sa i përket totalit të të ardhurave nga tatim-taksat në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, por kemi ende shumë hapësirë të debatojmë me njëri-tjetrin mbi llojin apo nivelin e tatimit në mënyrë që të maksimizojmë impaktin e politikës fiskale në zhvillim dhe minimizojmë shtrembërimet që çdo taksë në vetvete shkakton. Ne i kemi sot të gjitha mundësitë, që falë mbështetjes së duhur të sektorëve strategjikë të garantojmë jo vetëm një rritje ekonomike të qëndrueshme, por ajo që ka më shumë rëndësi të garantojmë një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, ku të gjitha fashat e shoqërisë të përfitojnë në mënyrë të njëtrajtshme duke bërë të mundur që hendeku midis atyre që fitojnë më shumë dhe atyre që fitojnë më pak të ngushtohet. Ndaj dhe fokusi i këtij programi qeverisës është më së shumti në ato sektorë, që janë tashmë motori i zhvillimit ekonomik të vendit dhe kanë të gjithë potencialin të na shndërrojnë në një vend eksportues neto, duke garantuar rritje të punësimit të mirëpaguar dhe rrjedhimisht rritje të mirëqenies së përgjithshme. Bujqësia, Turizmi, Manifaktura, Ekonomia Dixhitale dhe Energjia janë shtyllat mbi të cilat bashkërisht do të ndërtojmë ekonominë e së ardhmes. Pa dashur të bie në përsëritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë, që qeveria ka planifikuar për këta sektorë si dhe të gjithë investimet në infrastrukturën e nevojshme mbështetëse qoftë rrugore, ajrore, hekurudhore apo detare, ne si ligjvënës kemi misionin e rëndësishëm që falë një debati cilësor të ndikojmë për t’i përshpejtuar këto procese zhvillimore. Por mbi të gjitha unë Uroj dhe dëshiroj fort, që ne sot të jemi shembulli për ata mijëra të rinj, që me gjasa kureshtarë po na përcjellin apo dëgjojnë nga ekranet e tyre të lëvizshëm. Që ne sot t’i frymëzojmë këta mijëra të rinj të besojnë; se falë punës, përkushtimit dhe padiskutim falë talentit të tyre Shqipëria është vendi ku ata duhet të projektojnë e ndërtojnë të ardhmen e tyre. I uroj suksese në këtë mandat të ri, Kryeministrit Rama dhe kabinetit të ri qeveritar. Ju faleminderit!

Më të lexuarat