BREAKING NEWS

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi: Sot është një ditë shumë e vështirë për mua

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi:
x

Politike

Deputeti zbardh pazaret e fshehta: Lulëzim Basha duhet të ishte jashtë politikës! Ja marrëveshjet që ka bërë me Ramën dhe Metën

Deputeti zbardh pazaret e fshehta: Lulëzim Basha duhet të ishte

Sot shënohen plot 10 vite nga masakra ku u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti shprehet se kryeministri Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë bashkë.

Ai shkruan se Meta ishte personi i cili u kap me zë dhe figurë i përfshirë në korrupsion, duke theksuar se jo vetëm që nuk është dënuar, por vijoi të qëndronte në qeveri, kur bëri koalicion me Ramën.

“Mos u gënje, janë të tre njësoj, janë të tre bashkë!

(21 janar 2011-21 janar 2021)

Mos u gënje: Lulëzim Basha, kryetari i opozitës sot, ishte Ministër i Brëndshëm në 21 janar 2011. Katër qytetarë u vranë në shesh duke protestuar. Moralisht duhej të kishte dhënë doreheqjen dhe sot të ishte jashtë politikës. Faktikisht është pretendent për kryeminister dhe ka bërë dy marrëveshje personale me Edi Ramen, personin i cili i nxorri në shesh qytetarët dhe një marrëveshje me Ilir Meten, personin që qytetaret dolën në shesh për të rrëzuar.

Mos u gënje: Edi Rama, personi që nxorri qytetarët në shesh, në protesten më të dhunshme te 22 viteve te fundit, fitoi karrigen e kryeministrit duke u betuar se do bënte drejtësi për gjakun e të vrarëve. Në 8 vite pushtet absolut jo vetëm nuk beri drejtësi por bashkëqeverisi 4 vite me Ilir Meten, personin për të cilin i nxorri në shesh këta njerëz dhe në fund te 4 vjecarit votoi dhe bëri Ilir Meten president të Shqipërisë. Dhe nuk u mjaftua me bashkëqeverisje por komandantin e grupit të zjarrit te gardes e bëri kryetar bashkie.

Mos u genje: Ilir Meta personi i kapur me figurë dhe zë duke kryer korrupsion jo vetëm që nuk është në burg por vazhdoi të qëndronte në qeveri (me partine e tij) mbasi katër qytetare u vranë në protesten per te larguar atë dhe më pas bëri koalicion dhe qeverisi 4 vite pikërisht me Edi Ramen, personin i cili nxorri qytetarët ne shesh per te larguar ate.

Mos u gënje, janë të tre njesoj, janë të tre bashke!”, shkruan Andi Përmeti.