Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deputeti zbulon motivin pse u shkarkua zyrtari i lartë: E hoqën për këtë arsye

Postuar: 12/07/2019 - 11:43

Me vendim të Këshillit të ministrave, qeveria shkarkoi të mërkurën Enton Duron nga posti i drejtorit të Përgjithshëm i Tatimeve. Këtë të premte, në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, deputeti Lefter Maliqi foli për këtë temë. Ai tha se shkarkimi erdhi për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve dhe paketave fiskale.

“Edhe shkarkimi i drejtorit të Tatimeve nuk është asgjë tjetër veçse shembull i mos përmbushjes së detyrimeve dhe paketave fiskale. E hoqën, sepse nuk u arrit asnjë objektiv në drejtorinë e tatimeve dhe taksat dhe varfëria vetëm sa shtohen”, tha Maliqi.

Në VKM e lirimit nga detyra të Duros, thuhet se propozimi u bë nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2009, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Zoti Enton Duro, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, shkarkohet nga kjo detyrë. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Enton Duro e mori detyrën e kreut të Tatimeve në Mars 2019, duke zëvendësuar në këtë post Vasilika Vjeron.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 12:36

Task Forca e Turizmit dhe strukturat përgjegjëse për menaxhimin e sezonit turistik 2019 vijojnë punën për lirimin e hapësirave publike të plazheve, duke ia rikthyer ato qytetarëve.

Postuar: 19/07/2019 - 12:11

Kryetari i PD Lulzim Basha në fjalën e tij nga selia blu deklaroi ndër të tjera se Partia Demokra

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n

Postuar: 19/07/2019 - 10:14

Mbështetja që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë, është një inkurajim në përpjekjet e Shqipërisë për