BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Politike

Deputetja e LSI-së i jep përgjigjen e fortë Vangjel Tavos: Je 'pelivan' i një kohe të mbaruar

Deputetja e LSI-së i jep përgjigjen e fortë Vangjel Tavos: Je

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtues politik i PS-së për Qarkun e Gjirokastrës, tha sot se socialistëve iu bashkua edhe deputetja e LSI-së Adiola Braha. 

Lidhur me deklarimet e ministrit të Brendshëm reagoi ish-deputeti Vangjel Tavo, mandatin e të cilit në Kuvend pas dorëzimit nga opozita e bashkuar e mori pikërisht Adiola Braha.

Vangjel Tavo, ironizonte ministrin Çuçi, pasi sipas tij, deputetja Braha prej 2 vitesh ka qenë pjesë e shumicës pasi votonte çdo ligj të Rilindjes.

Ndërkohë Tavos i është përgjigjur vetë deputetja Braha me anë të një postimi në rrjetet sociale, e cila shkruan se është i fundit dhe i vjetëruari që ka mbetur në karriken e kalbur politike, ndërsa e quan një pelivan të një kohe të mbaruar.

“I fundit dhe i vjeteruari Tavo, i mbeturi ne karriken politike te kalbur, reagoi pse une kalova me PS. Por duke qene logjikisht i ceket, i drejtohet ministrit Çuçi, drejtuesit politik te qarkut te Gjirokastres se e paska ditur dy vjet me parë  qe une kam qene në perkatesine time politike si socialiste.

Kjo eshte nje e vertete qe pohohet padashur nga i fundit minoritar në politiken e vjeter qe here eshte opozitar dhe nje sy e ka tek pushteti dhe ne gjysem te mandatit mendon se duhet te beje pirueten per rikthim tek nje pozicionim me leverdi.

Zoteri, une mbeta ne Parlament se dua nje Shqiperi normale jo atë  te tranzicionit qe keni ne mendje dhe ne ndergjegje ju te vjeteruarit. Une ripercaktohem aty ku e pohon vete, sepse jam besnike e ndergjegjes qe trashëgoj dhe kam. Ndersa ju jeni siç thote i madhi Dritero, “ pelivane” te nje kohe e kapitulli, pa stine dhe te mbaruar”, shkruan deputetja.

Më të lexuarat