BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Deputetja e LSI-së pyetet për plagjiaturën e diplomës së Kryemadhit, ja si përgjigjet

Deputetja e LSI-së pyetet për plagjiaturën e diplomës

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj e ftuar në studion e Fax News, u shpreh se pjesëmarrja e saj bashkë me një grup deputetësh opozitarë në seancën e sotme parlamentare, ka qenë për të mbështetur studentët dhe kauzën e tyre për përmbushjen e 8 kërkesave që ata kanë.

Mehmetaj u shpreh se Rama është ai që do të mbahet mend në histori si kryeministri i cili ka bërë më shumë se askush tjetër gabime.

“Teksa ne flasim për studentët,  Rama ka nevojë për këshillim dhe trajtim mjekësor sepse ndryshe nuk do të bënte arrogancë me studentët, arroganë me opozitën dhe të mundohej që të fuste konflikt mes tyre,” – u shpreh deputetja.

Mehmetaj tha se për të gjitha këto 28 vite, politika u ka një borxh brezave që kanë kaluar duke mos i dhënë arsimit atë që i duhej dhënë.

Sipas saj, ky sistem arsimor i detyron dhe i vendos palët kundër njëra-tjetrës dhe një konflikt të tillë ne e kemi paralajmëruar 5 vite më parë.

“Ne kemi propozuar një fond emergjencash në arsim prej 5 miliard lekësh i cili parashikon rikonstrukturimin e konvikteve dhe universiteteve, duke iu ofruar të paktën kushtet optimale atyre. Nëpër konvikte edhe lidhjet elektrike janë të para 50 viteve të cilat vendosin realisht në rrezik jetën e studentëve”.

Sipas Mehmetajt duhet bërë një ndërhyrje në ligjin e arsimit të lartë që studentët të marrin pjesë në bordet e shkollës dhe në vendimmarrjen e iniversiteteve.

Duke cituar edhe projektin e “Unazës së Re”, deputetja u shpreh se 46% e buxhetit të shtetit shkon për koncesione dhe PPP, ndërkohë që vetëm 1 % e tij shkon për studentët.

Duke folur për seancën e sotme parlamentare dhe debatet e zhvilluara në sallë, Mehmetaj tha se, “Rama po bën çdo tentativë t’i ndajë, t’i përçajë dhe t’i largojë nga rruga studentët dhe kjo tentativë bëhet edhe me opozitën. Në vend që sot të merreshim vetëm me studentët u bërballëm me skena jo normale të një kryeministri që me të vërtetë ka nevojë për kontrolle mjekësore”.

Akuzat që vijnë nga anë të ndryshme për përfshirjen në protestën e studentëve të të të rinjvë që janë të angazhuar në forumet politike deputetja tha se çdo kush ka të drejtë të protestoj.

“Askush nuk ka ngritur flamuj apo simbole të ndonjë partie politike në atë protestë. Aty janë shpalosur vetëm pankarta dhe simbole paqeje. LSI në thelb të saj ka të rinjtë dhe përfshirja e tyre është në nivelet më të larta të kësaj partie, kështu që edhe në protestë ka të rinjë që janë pjesë e strukturave por jo si përfaqësues politik por si student. Pavarësisht se kë votojnë apo çfarë bindjesh politike kanë studentët nuk mund t’a bojkotojnë këtë kauzë. Askush nuk duhet të ketë komplekse ndaj studentëve që kanë përkrahur Partinë Socialiste por që duan të marrin pjesë në protestë. Nuk duhet të kenë komplekse prej tyre dhe as të mos kenë trysni apo frikë nga presionet ndaj familjarëve për vendet e punës,” – u shpreh Mehmetaj.

Për sa i përket idesë së hedhur për VETING në arsim, deputetja u shpreh se kjo është një mënyrë për të legjitimuar kërkesat e studentëve.

Sipas saj, arsimi sot ka probleeme në të gjitha hallkat e tij, duke filluar që nga ai parashkollor e deri tek universitetet.

Nisur nga debati që ka bërë bujë sa u përket plagjiaturave në punimet e diplomave të disa prej politikanëve të ndryshëm ku ndër ta është përmendur edhe Monika Kryemadhi, Mehmetaj tha se po tentohet të ngrihet një grackë që të biem brenda dhe të mos flitet më për kauzën e studentëve. Ajo tha se një pjesë e deklaratave të tilla janë shashka politike, dhe tratativa për të devijuar nga kërkesat e studentëve.

Sipas Kejdi Mehmetajt, Kauza është një, janë 8 kërkesat, por çdo gjë fillon nga buxheti dhe paratë që i dedikohen arsimit.

Më të lexuarat