BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Politike

Deputetja e njohur flet për situatën e PD, ja çfarë do të ndodhë me partinë nëse Berisha nuk largohet

Deputetja e njohur flet për situatën e PD, ja çfarë do

Deputetja e PD, Flutura Açka, tha se mbledhjen me dyer të mbyllura të PD, votoi pro për nisjen e një procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri në 29 korrik, por jo për Bashën. E ftuar në rubrikën “Opinion” me Ola Brukon, ajo tha se do të dëshironte që PD të vinte një figurë e re politike.

“Unë nuk kam votuar pro Bashës, por pro hapjes së procesit për hapjen e garës për kryetar. Unë kam transmetuar sugjerimet e bazës në Elbasan. Me hapjen e procesit, nuk do të thotë që po i hapet rruga Bashës. Ne jemi të përçarë, të mpirë dhe drejtimin e kësaj lufte e ka nisur Berisha duke na përçmuar. Ky pozicion i joni i brishtë ka qenë arsyeja se përse kam dashur që të hapet një proces për zgjedhjes së kreut të ri. Ky është moment historik për t’u ndarë nga e shkuara. Unë kam dëshirë të shoh në garë talente të reja politike, intelektualë, njerëz që kanë misione, PD duhet të hapet. Basha të fitojë në mënyrë të ndershme. Nëse ky proces do të manipulohet, do denoncoj dhe do distancohem publikisht”, tha ajo.

Ndërkohë lidhur me tensionet ndodhur jashtë PD pas mbledhjes, ajo tha se nuk ka qenë e pranishme dhe se nuk ka parë se çfarë ka ndodhur.


Sa i takon dorëheqjes së Tabakut si nënkryetare e PD, ajo tha se mendon se ishte emocionale, duke shtuar se do të dëshironte që kjo e fundit të garonte në 29 korrik.

“Në mbledhje, brenda ka qenë një debat konstruktiv, çfarë ka ndodhur jashtë nuk kam qenë e pranishme dhe nuk e di. Mbrëmë kam mësuar që edhe zonja Tabaku është fyer, ndërsa sot më tha që nuk ka ndodhur. Dorëheqja e Tabakut ishte besoj emocionale, por kjo nuk ka rëndësi. Nëse Tabaku hynë në garë për kryetare, unë do jem e para që do ta votoj”, u shpreh Açka.

“Nëse Berisha nuk largohet deri në shtator, mund të rrezikojmë zgjedhjet e 2025”, tha ajo më tej.

Më të lexuarat