BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Deputetja e PD nga Sarajeva: Gratë viktima të korrupsionit

Deputetja e PD nga Sarajeva: Gratë viktima të korrupsionit

Deputetja Albana Vokshi njëkohësisht edhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të mori pjesë në Konferencën Rajonale për të “Drejtat e Grave në Evropë dhe Ballkan”, që po mbahet në Bosnjë-Hercegovinë.

Në fjalën e saj në konferencë, deputetja e Partisë Demokratike ngriti shqetësimin për statusin e rënduar tëgrave dhe vajzave në Shqipëri, sipas saj, për shkak të korrupsionit të madh në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Vokshi tha se në Shqipëri nuk respektohen të drejtat kushtetuese si: e drejta per arsimim, e drejta për shërbime sociale e shëndetësore, e drejta e strehimit dhe e pronës. Në referencë të kësaj, ajo përmendi keqtrajtimin e‎ grave dhe fëmijëve në periferi te Tiranës (Shkozë) në shkelje të Konventave Europiane dhe Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të miratuara nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në 1966.

"Shumë gra dhe vajza kanë humbur shpresën për jetën. Mediat europiane flasin për një eksod trishtues të fëmijëve shqiptarë drejt Europës me dijeni të prindërve të tyre, të cilët nuk gjejnë rrugë tjetër si ti shpëtojnë nga varfëria. Mbi 56% e shqiptarëve, të tronditur nga traumat e varfërisë në familje, planifikojnë të lënë Shqipërinë dhe të kërkojnë një jetë më të mirë diku në Evropë e Amerikë”, deklaroi Vokshi.

Gjatë fjalës së saj, deputetja demokrate foli për eksodin e mbi 300 mijë shqiptarëve dhe renditjen e Shqipërisë në vendin e dytë për numrin e azilkërkuesve pas vendeve të konfliktit.

“Në Shqipëri nuk ka luftë, por ka keqqeverisje, shtypje të të drejtave të njeriut, korrupsion dhe pasiguri. Disa qeveritarë erdhën si përfaqësues të krimit në Parlament dhe në institucione. Një problem tjetër madhor është edhe rritja e prodhimit dhe eksportimit të drogërave të lehta dhe kthimi i korridorit në Shqipëri për drogërat e forta duke rritur kështu krimin e organizuar.

Me paratë e drogës, Edi Rama bleu pushtetin e tij absolut. Sot në 90 përqind të kabinetit qeveritar dhe të institucioneve te larta shtetërore në detyrë janë pasardhësit biologjikë të Byrosë famëkeqe politike të diktatorit Enver Hoxha që urdhëruan: vrasjet, burgosjet dhe torturat e  mijëra intelektualëve dhe patriotëve shqiptarëve që kundërshtonin regjimin komunist. Në këtë betejë me të keqen, gratë mbeten viktima nëse askush nuk i përkrah, nëse ne të gjitha bashkë nuk mblidhemi për të gjetur rrugët si të bëhemi barrikadë e sistemeve që shtypin e përcmojnë njerëzimin, e që  blejnë edhe vendim-marrjet në Bruksel”, theksoi Kryetarja e Forumit të Gruas të Partisë Demokratike në konferencen rajonale për të drejtat e grave në Ballkan dhe Evropë që u mbajt nën kujdesin e fondacionit suedez "Jarl Hjalmarson Foundation".

Në këtë Konferencë morën pjesë përfaqësuese nga parlamentet e vendeve të Rajonit dhe Suedisë.

Vokshi zhvilloi takime bilaterale me kryetaret e Forumeve Politike te Grave të Partive të Djathta, nga ku u dakordësua për një Lëvizje Rajonale për fuqizimin e statusit të gruas.‎

 

Më të lexuarat