Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deputetja e PD publikon dokumentet: Seanca për Teatrin ishte në axhendë sipas rregullores

Postuar: 13/06/2018 - 17:03

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se seanca e sotme dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit për çështjen e Teatrit ishte kundër rregullores dhe se asnjë deputet i grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet.

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi thotë se pushteti dhe vete Kuvendi janë të shqiptarëve, ndërsa ka publikuar edhe dokumentet ku sipas saj vërtetohet se mbledhja ka qenë në axhendë e përcaktuar, në bazë të rregullores.

Deklarata e Vokshit:
Me deklaratën e tij banale dhe qesharake, Taulant Balla, përpiqet të mbulojë një të vërtetë të thjeshte: Pushteti dhe vete Kuvendi janë të Robert Ndrenikes, Robert Budinës, Taulanda Jupit, Alfred Trebickës Alert Celoaliajt dhe të gjithë shqiptarëve.
Ne deputetët, jemi vetëm përfaqësues të tyre, edhe pse Taulanti e mendon veten si padron të tyre. Vullneti ynë duhet t’i nënshtrohet vullnetit të njerëzve.
Artistët e kanë shprehur hapur vullnetin e tyre: ata janë kundër planit të Edi Ramës për prishjen e teatrit dhe dhënien e tokës së tij klientëve për të fituar qindra miliona Euro. Natyrisht, Taulanti, është në anën e parave të Edi Rames dhe jo artit dhe vlerave të Robert Ndrenikës. Taulanti, nuk mund të jetë në anën e vlerave historike, të identitetit kombëtar, kulturës…
Më poshtë dy dokumentat që mbledhja ka qenë e rregullt, ka qenë në axhendë e përcaktuar, në bazë të rregullores.
Sa për sqarim të Taulant Ballës, Arlekinit të Ramës, që nuk kuptoi kurrë nga Rregullorja e Kuvendit: axhendën e një Komisioni Parlamentar e përcakton, në rastin konkret, neni 32 pika 2 dhe neni 36 i Rregullores së Kuvendit, që thote se kërkesa e 1/3 së deputetëve pranohet automatikisht dhe Komisioni është I detyruar të mblidhet (bashkangjitur rendi i ditës ne faqen zyrtare të Kuvendit dhe shkresat ).

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 19:24

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një takim në Laprakë. Ai foli edhe për mbylljen e pikave të basteve.

Postuar: 22/10/2018 - 19:14

Dy vajza janë nxjerrë me dhunë nga mbledhja ku kryeministri Edi Rama po fliste me një grup nxënës

Postuar: 22/10/2018 - 18:56

Pasditen e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ishte në një takim në Laprakë, me “gra dh

Postuar: 22/10/2018 - 18:49

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se dosja për megaoperacionin që çoi në pranga 27

Postuar: 22/10/2018 - 18:39

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka komentuar ditën e sotme aksionet e Policisë për kapjen e perso

Postuar: 22/10/2018 - 18:33

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka  ka komentuar arrestimet e fundit të cilët janë përfshirë zyr

Postuar: 22/10/2018 - 18:18

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur me banorët në Laprakë, ka komentuar edhe akuzat nga demokrat