BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Deputetja e PD Zheni Gjergji: Elbasani qytet hallemadh që është zhytur në krim dhe varfëri, programi i qeverisë “Rama” propagandë

Deputetja e PD Zheni Gjergji: Elbasani qytet hallemadh që është

Seanca plenare maratonë e nisur ditën e djeshme në orën 10:00 ka përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 06.37. Pas prezantimit të programit qeverisës nga kryeministri Edi Rama, ministrat e tij i janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve për projektet e bëra publike, ndërsa seanca vijoi me debatet mbi programin dhe në fund u votua qeveria e re “Rama 3”.  Por ajo që rra në sy në këtë seancë ishte oponenca që opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike i bëri programit politik të qeverisë së re të propozuar nga kryeministri Rama. Njëra që ka shkëlqyer me fjalimin e saj është deputetja e PD për Qarkun e Elbasanit, Zheni Gjergji. Kjo e fundit duke folur nga foltorja e Kuvendit kritikoi programimin e qeverisë, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se ka futur në kolaps sistemin shëndetësor në vend. Madje, zonja Gjergji që mban gradën Prof. Asc. Dr. në fushën e mjekësisë thumboi kryesocialistin Rama dhe kabinetin e tij, teksa theksoi se në 8 vite do të mbahet mend si qeveria e PPP në shëndetësi.

Ja fjala e plotë e deputetes së PD për Qarkun e Elbasanit, Zheni Gjergji:

Të nderuar qytetarë , zonja dhe zotërinj! Mes emocioneve dhe përgjegjësive pranoj se ky moment është krejt i veçantë për mua. Une, sot nuk jam thjesht Dr. Zheni, por jam vajza, nëna, motra e çdo qytetari elbasanas që më besoi ose jo. Sot kam më shumë përgjegjësi se kurrë për qytetin tim hallemadh, për Elbasanin të zhytur në varfëri të thellë, për Elbasanin e mbuluar nga tisi ndotës i inceneratorëve, për Elbasanin tim që më dhemb kur them që është i zhytur në krim dhe korrupsion. Ky është nje moment solemn dhe për ju(nuk dua t’iu them kolegë) përfaqësues të mazhorancës që jeni mbledhur këtu në fushën e betejës parlamentare si nje trupë e mandatuar fuqimisht, jo nga vota e lirë, por e mbështetur nga paraja e pisët, krimi dhe korrupsioni. Ju sot po kërkoni nga ne të mbështesim formimin e qeverisë së rë. Ne fakt është e njëjta qeveri. E njëjta fytyrë e pështirë e këtyre 8 viteve të mëparshme. I njëjti Kryeministër! Fjalët tuaja z.Kryeminister janë të bukura por tallëse! Skenari i paraqitjes meriton lavdërime! Ju folët e i paraqitet mijëra shqiptarëve sot që na ndjekin, programin Shqipëria 2030. Kujt po i drejtoheni Z. Kryeministër? Shqiptarëve të ndershëm! Pse nuk e jetuan 8 vite parajsën tuaj shqiptarët? A nuk ikën në këto 8 vite qindra e mijëra shqiptarë rrugëve të Europes dhe botës për një jetë më të mirë, për një shkollim më të mirë, për një trajtim më të mirë mjeksor? Është e njëjta qeveri ajo e djeshmja dhe kjo e sotmja, që detyroi zemrat e shumë nënave ti thonë bijve “ ikni” nga ky vend, “ mos u ktheni kurrë”. Dhe nuk ka gjë më të rëndë për një nënë të shohë shtepinë bosh, tek sheh shtratin e djalit te saj bosh. Mes një prezantimi e një skenari ju po na prezantoni sot qeverine e parajsës. Por, shqiptaret kanë sy të shohin dhe veshë të degjojnë. Kjo qeveri sot do ta marrë votbesimin nga kartonet tuaj të piset të ngjyer në gjak, por shqiptarët jane të bindur se po jetojnë ende konfuzionin e 5 anarkive te Nolit. Do bëhet si është shkruar…… Apo është bere siç ishte shkruar….. Shëndetësia falas. “One Health” – gjetje apo realitete? Natyrisht gjetje propagandistike. Ju do të mbaheni mend si qeveria e PPP neë shëndetësi. Ju që financuat Programin e Kontrollit Mjekësor Baze Falas e sot përveç kostove të larta që paguat miqtë tuaj të afërave, nuk keni bërë publike asnjë regjistër të sëmundjeve kronike ( prevalencë, incidencë) të përcaktuar nga këto ekzaminime. Nuk mjaftoi kjo. Dhatë me koncension dhe laboratorët dhe une nuk e kuptoj dot. Për të njëjtat ekzaminime 2 koncensione. Ju qe dhatë me koncesion Shërbimin e Hemodializës, që përveçse mureve të lyer bukur, sot nuk keni publikuar asnjë të dhënë mbi vdekshmerinë apo sëmundshmerinë e kësaj popullate qysh nga marsi i 2014. Nëpërmjet këtij veprimi jo vetëm e keni rritur koston e trajtimit hemodialitik ( duke mbushur përsëri xhepat e miqve tuaj) por nuk keni asnjë të dhënë shkencore të raportuar pranë Shërbimit të Nefrologjisë për të krahasuar rezultatet e këtij shërbimi me parametrat europiane apo botërore, duke bllokuar kështu dhe kerkimet shkencore në këtë fushe. A e dini ju që të semuret akute që kanë nevojë për një seancë hemodialize duhet të nisen drejt QSUT pasi nuk mund ta marrin atë në qëndren e tyre pasi kjo nuk është përfshire në kontratën koncesionare? Të semurët nga e gjithë Shqipëria sidomos në fundjavë duhet ti drejtohen shërbimit të Nefrologjisë në QSUT? Ju i keni diskriminuar të sëmurët e Hemodializës duke u rimbursuar transportin urban e rural që kanë kosto tallëse, ndërsa keta të sëmurë vijnë pranë qëndrave të hemodializës nëpërmjet transporteve vetjake private për shkak të gjëndjes së tyre shëndetsore. Në këto kushte pandemie kur shërbimi urban u mbyll për shumë muaj a menduat për ta? Po për medikamentet e rimbursueshme që prej disa muajve nuk gjenden në farmacitë e spitalit si psh Sevelameri? Personalisht nuk kam për ti harruar ambulancat në rradhë përpara spitalit Infektiv apo Shefqet Ndroqit. Si mund ti harrosh thirrjet e njerëzve në deshperim te thelle per te afermit e tyre që nuk mund ti ndihmonin dot. Ju që trumpëtoni me të madhe se jeni një nga vendet që keni menaxhuar mirë pandeminë, përseri nuk keni asnjë të dhënë shkencore, asnjë botim shkencor ,asnjë regjistër të sakte të dhënash për vdekshmërinë, nuk keni miratuar asnjë protokoll shkencor duke lënë për muaj e muaj të tërë mjekun e familjes në një çoroditje dëshpëruese. Përfshirja me vonesë e mjekut të familjes, mospajisja me mjete mbrojtëse e stafit mjekësor (duhet ta themi shume shpesh mjekët I kane blerë vetë mjetet mbrojtëse), hapja me vonesë e spitaleve rajonale Covid (në fakt nuk janë spitale, por thjesht reparte Covid) mungesa e mjekeve në këto spitale (reparte), mungesa e rimbursimit të barnave, vaksinimi i vonuar, përqindja e ulet e vaksinimit të popullatës po bëjnë që dhe sot ne të jemi në situatë të vështirë. Pastaj mos përmendim moshën e tretë, që endet e vetme dyerve të shërbimeve ambulatore e spitalore. Të pafuqishëm, me pamundësi ekonomike për të blerë medikamente që nuk përfshihen në listën e rimbursimit, të pashpresë e me lot në sy tek të luten ti ndihmosh, ti shtrosh në spitale se nuk ka kush kujdeset për to. Këto janë arritjet tuaja 8 vjeçare në shëndetësi. Ju thoni që me anë të programit të transformimit të shëndetësisë do te realizoni Mbulimin Shëndetësor Universal. Si do ta realizoni kur prej 8 vitesh Shqipëria po vuan eksodin e mjekëve dhe infermierëve? Urdheri i Mjekut ka vite që ka dhene alarmin. Kemi humbur e po humbim çdo vit nje pasuri kombëtare. Si do të mund ta realizoni këtë kur ju sot nuk vlerësoni figuren e mjekut apo të infermierit? Gënjeni kur thoni që paga bruto e një mjeku është 1100 dollarë. Po të doni une kam një vertetim page me vete ku paga bruto e një mjeku sot është 85400 lekë të reja. Një mjek që të formohet kërkon 10 vite studimi dhe ju në 4 vjeçarin e specialitetit nuk e paguani duke e detyruar mjekun specializant të kryeje një punë të dyte për të mbijetuar, e shpejt të mendojë largimin drejt Gjermanisë që të mundet të ndihmojë më pas familjen qe ka sakrifikuar aq shumë për shkollimin e tij? E ç’të flasësh më shumë për shëndetësinë falas apo për më tepër të besosh te One Health program! Së fundmi po citoj Eliot- Gjysma e dëmeve që i janë shkaktuar botës, janë bërë nga dëshira e njerëzve për tu ndjerë të rëndësishëm. Ata nuk mendojnë për dëmin që shkaktojnë, se dëmi nuk i intereson. Ata ose nuk e shohin, ose nuk e justifikojnë dëmin, sepse janë të përfshirë në luftën e pafund për të menduar vetëm për veten e tyre. T.s. Eliot 1949 Kjo është qeveria juaj e parë dhe qeveria juaj e re! Unë lutem që Zoti të jetë me shqiptarët!

Më të lexuarat