
Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Deputetja e PS-së nxjerr prapaskenat e forta, flet për pamjet nga morgu që e tronditën: Gjest joetik i personit që i publikoi dhe i përdori negativisht

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Nëntor 2020

Deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu ka komentuar disa foto nga morgu i Tiranës, ku shiheshin viktimat që kanë humbur jetën nga Covid-19, të vendosura në dysheme.
Spahiu tha se në situata të tilla kur numri i vdekjeve është më i lartë sesa mund të mbajë morgu dhe ne nuk jemi ndeshur ndonjëherë me situata të tilla ku numri i vdekjeve të jetë kaq i lartë për një sëmundje infektive.
“Në fakt mendoj se ato pamje kanë luajtur një rol shumë negativ në të gjithë familjet shqiptare. Besoj se ajo lloj eksperiencë nuk është as parë e as dëgjuar dhe është totalisht jo etike sidomos për personin që punon në atë institucion dhe ka menduar që ta përdorë negativisht. Në situata të tilla kur numri i vdekjeve është më i lartë sesa mund të mbajë një institucion dhe ne nuk jemi ndeshur ndonjëherë me situata të tilla ku numri i vdekjeve të jetë kaq i lartë për një sëmundje infektive. Ato pamje tronditëse jo vetëm që kanë shqetësuar dhe kanë prishur cilësinë e jetesës e çdo qytetari shqiptar, por janë shumë të dëmshme për realitetin ku ne ndodhemi.
Kjo është një luftë e ashpër ku edhe në lidhje me numrin real të viktimave. Nëse ne duhet të japim momente shprese, mesazhi duhet të jetë i qartë që ne do të përpiqemi maksimalisht me burimet që kemi për të bërë maksimumin për njerëzit që kanë nevojë. Këto që unë them besoj se janë të mbështetura jo si politikane, por edhe si mjekë. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme nga specialistët për ti dalë mbanë situatën. Por ky virus ka një fatalitet të lartë. Nuk mendoj se këto lloj pamjesh dhe nuk mendoj se lufta politike e ndezur prej javësh do të jetë ndihmesë për çdo qytetar shqiptar që po preket nga kjo sëmundje. Të mos harrojmë se ne jemi një vend me të ardhura mesatare dhe kemi mundur që të menaxhojmë në mënyrë shumë të mirë të ardhurat e shëndetësisë. Uroj të kemi një konfirmim sa më të shpejtë të vaksinës, dhe që ne jemi pjesë e këtij projekti. Duhet të jemi një me bluzat e bardha që t’ja dalim mbanë", tha Spahiu për Fax News.
Më të lexuarat


Do të vaksinohet? Meta i jep mesazhin e fortë Ramës: Më shqetëson shumë fakti që...

Zgjedhjet në Kosovë / Lëvizja Vetëvendosje publikon listën prej 110 kandidatësh

“Do të ndodhë përmbysja e madhe", Ilir Meta paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Do të jetë përsëri Kryetar Shteti? Ilir Meta e thotë për herë të parë: Ja ku e shoh veten pas 2022-it

Koalicion i madh PD-PS? Përgjigjet Ilir Meta dhe paralajmëron ‘fundin tragjik’ për Ramën

Letra e ambasadës franceze për Ramën, shpërthen Basha: E turpshme! Tirja i qeverisë sulmon...

I japin Ramës një dhuratë! Nxënësit përballen me të papriturën: Do ta vendos tek Kryeministria (VIDEO)

“Ata që janë shpallur non grata nga SHBA nuk duhet të kandidojnë”, Manjani i jep përgjigjen e fortë Yuri Kim: Kështu nuk kemi gjë në terezi, pasi...

“Kurtit i është rritur pasuria nga 0 në 400 mijë euro”/ Zëdhënësi i PDK’së zbardh pasurinë marramendëse: 40 mijë euro vetëm pagë vjetore

“Si e vetmja parti që fiton tre herë radhazi”/ Veliaj tregon planet: Mandati i tretë për PS, historik; për fitoren e madhe kemi edhe ...
