BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda
x
BREAKING NEWS

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara
x
BREAKING NEWS

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Përmendja e Ramës në çështjen
x
BREAKING NEWS

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit:
x
BREAKING NEWS

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me
x
BREAKING NEWS

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja
x

Politike

Deputetja Zheni Gjergji “shuplakë” qeverisë nga PE: Shoqëria civile duhet të ketë një rol më të madh në monitorimin e qeverisë, koha të miratohet rijetëzimi i rolit të OJQ-ve

Deputetja Zheni Gjergji “shuplakë” qeverisë nga PE:

Në Bruksel u mbajt dje dhe pardje takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri. Palët patën debate për çështjen e ligjit anti shpifje dhe lirisë së medias në tërësi. Ndërkohë e pranishme në këtë takimi ishte edhe deputetja e Partisë Demorkatike, Zheni Gjergji si pjesë e Delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Zonja Gjergji në fjalën e saj u ndal në mungesat e hapësirave që sot ka shoqëria civile në Shqipëri. Duke përmendur gjetjet e progres raportit të vitit 2022, ajo theksoi se pavarësisht miratimit në parim të ligjit të ri për OJF në vitin 2021 “për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, zbatimi i tij konkret është ende jo funksional, çka e pengon një pjesëmarrje kuptimplotë e saj mbi rolin që ajo ka në zhvillimin e forcimin e demokracisë funksionale në vend. Po ashtu, ligjvënësja Gjergji u shpreh se shoqëria civile duhet të ketë një rol më të madh dhe përkundrejt qeverisjes, e duke e vendosur këtë të fundit në pozita përgjegjshmërie. “Të nderuar përfaqësues të COREPER, të dashur zonja dhe zotërinj, të dashur kolegë! Përsa i përket “Organizatave të Shoqërisë Civile”, sikundër është evidentuar dhe në periudhën e mëparshme periodike të progres raportit të vitit 2021, progresi i vendit në këtë fushë ka qenë tepër i kufizuar. Shqipërisë i është kërkuar, “zbatimi i udhërrëfyesit për krijimin e një mjedisi të favorshëm për shoqërinë civile”. Sërish në progres raportin e fundit të 2022, vendi nuk ka shënuar progres të mëtejshëm, përsëri është arritur progres i kufizuar në lidhje me këtë rekomandim dhe janë paraqitur kërkesa të reja ndaj qeverisë duke evidentuar se: “Shqipëria ende nuk ka filluar zbatimin e ligjit të ri për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse të miratuar në qershor 2021 në mënyrë që të sigurohet një pjesëmarrje kuptimplotë e saj mbi rolin që ajo ka në zhvillimin e forcimin e demokracisë funksionale.” Po ashtu një aspekt thelbësor mbi rolin e shoqërisë civile, duke ushtruar një rol proaktiv përkundrejt qeverisjes, e duke e vendosur këtë të fundit në pozita përgjegjshmërie. Evidentohet se roli thelbësor i saj për kontribuar në seancat e komisioneve parlamentare është lënë pas dore për shumë vite. Edhe pse opozita ka ftuar të ripërtërijë rolin e organizatave të shoqërisë civile të kenë këtë rol të pazëvendësueshëm i cili është dhe në interes të opinionit të gjerë publik, kjo ende nuk është mirëpritur me veprime konkrete nga ana tjetër e mazhorancës së majtë. Në këtë kontekst më lejoni të shpreh dhe një herë, në emër të Grupit tonë parlamentar që në procesin aktual të “negociatave të anëtarësimit” në kuadër të Parlamentarizmit dhe mekanizmave të saj, shumica qeverisëse e PS duhet të shfaqë vullnet politik për të miratuar sëbashku rijetëzimin e rolit të shoqërisë civile. Është thelbësore që ta materializojmë në një angazhim konkret sa më parë”, nënvizoi deputetja Gjergji.