BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Dërgohen për gjykim ish-kryebashkiaku i PS me dy ish-zyrtarët e lartë, e pëson keq dhe qytetari që e favorizuan (Zbardhen akuzat në dosjen penale që rëndojnë mbi to)

Dërgohen për gjykim ish-kryebashkiaku i PS me dy ish-zyrtarët e

Ish-kryetari i bashkisë Kuçovë, Bardhyl Gjyzeli, ish-drejtori i Urbanistikës, Gentjan Islami dhe inxhinieri Gjergji Çërra dergohen për gjykim për "Shpërdorim Detyre" në Gjykatën e Beratit. Bashkë me ta në gjykim edhe qytetari që ata favorizuan në dhënien e lejes së një objekti, Arben Bilbili, që akuzohet për "Falsifikim dokumentash" dhe "Dëshmi të rremë".

Bardhyl Gjyzeli, kryetari socialist nën drejtimin e bashkisë së Kuçovës në vitet 2011-2015 është dërguar për gjykim për "Shpërdorim Detyre" në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Berat, së bashku me Drejtorin e Urbanistikës Gentjan Islami dhe inxhinierin urbanistik Gjergji Çërra, edhe këta në detyrë gjatë atyre viteve dhe të akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Bashkë me ta në këtë dosje penale është edhe një qytetar nga Kuçova, Arben Bilbili ,i cili akuzohet për "Falsifikim Dokumentash" dhe "Deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore". Procedimi penal me nr.806,në ngarkim të këtyre të pandehurve ndodhet prej disa ditësh në Gjykatën e Beratit, ku pritet tashmë hedhja e shortit dhe fillimi i gjykimit ndaj tyre. Kallzimi penal ndaj ish zyrtarëve të bashkisë Kuçovë dhe ndaj shtetasit Arben Bilbili ka filluar në datë 17 shtator 2019, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë e Rrethit të Beratit nga dy qytetarët e Kuçovës, nënë e bir, Merjeme dhe Ervin Bilbili.

Ata akuzohen për dhënien e lejes së ndërtimit të një objekti dykatësh rreth 5-vite pasi ndërtimi kishte përfunduar. Sipas hetimeve të kryera nga prokurori Tasim Puci, rezulton se leja e ndërtimit është nxjerrë nga bashkia e Kuçovës pasi kishte përfunduar ndërtimi i objektit dhe se i gjithë dokumentacioni ku janë bazuar për të nxjerrë këtë leje, janë falso.

Në dosjen penale thuhet se në vitet 1992-1993 Merjeme Bilbili dhe bashkëshorti i saj Myfiti, që vdiq disa vite më vonë,kur të gjithë filluan të ndërtonin pa leje, kanë ndërtuar familjarisht një objekt në lagjen "Tafil Skëndo", me funksion shërbimi "bar-kafe". Më pas ata kanë ngritur edhe katin e dytë të ndërtesës, që ka përfunduar në vitet 1995-1996, duke menduar se do të fillonin proceset që të pajiseshin me dokumentacion të rregullt ligjor.  

Në vitin 2004 ata janë njoftuar nga Drejtoria e Urbanistikës në bashkinë e Kuçovës në lidhje me mbledhjen që do të zhvillohej ,ku do të diskutohej pajisja me dokumenta e ndërtimeve që kishin bërë. Pas këtij njoftimi, ata ishin në pritje për të bërë dokumentacionet e duhura por në vitin 2005 lajmërohen nga bashkia Kuçovë se shtetasi Arben Bilbili kishte aplikuar për "regjistrim prone", ku pjesë e dosjes është edhe leja e ndërtimit nr.34, datë 16.04.2008 dhe leja e përdorimit nr.312. datë 27.02.2015.

Pas rreth 9-muajsh hetime, prokurori Tasim Puci ka konkluduar se ekzistojnë prova të mjaftueshme që vërtetojnë se të akuzuarit: Bardhyl Gjyzeli, Gentjan Islami, Gjergji Çërra dhe Arben Bilbili kanë konsumuar elementet e veprën penale të "Shpërdorimit të Detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndërsa Arben Bilbili ka konsumuar elemente të veprave penale: "Falsifimim i dokumentave" dhe "Deklarimi i rremë para oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga nenet 186/1 dhe 305/b të Kodit Penal.

Më të lexuarat