BREAKING NEWS

E rëndë! Vetëvritet i burgosuri te 313-a, dalin dyshimet e para (Emri)

E rëndë! Vetëvritet i burgosuri te 313-a, dalin dyshimet e para
x

Politike

‘Deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta’, Gazment Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipërisë i duhet pastrimi nga...

‘Deri tani askush s’është larguar nga puna në

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka kthyer menjëherë përgjigje kryeministrit, Edi Rama, pasi ai në një postim në rrjetet sociale tha se në bashkitë që më parë janë drejtuar nga demokratët, nuk ka e nuk do ketë të larguar nga puna përveç atyre që nuk duan të punojnë.

“Shqipërisë i duhet pastrimi nga krimi dhe korrupsioni”, i kthen përgjigje Bardhi-Ramës.

“Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri. -- Janë këta që nuk lënë biznesin dhe qytetarët të marrin frymë, që pengojnë turizmin, që po varfërojnë dhe po zbrasin vendin. E kundërta është propagandë kundër interesit publik. As informaliteti nuk po luftohet, përsa kohë nuk preken oligarkët e oborrit të familjes së Ramës, as jeta në qytete nuk do të bëhet më e mirë pse kryeministri sillet si pastrues gjatë ditëve të tij të pushimit. Që t’i shërbejmë Shqipërisë, ne duhet të pastrojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit dhe nga veglat e krimit. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jemi më të varfër, më keq, më të izoluar. Askush nuk do të na pranojë në Europë. --------”