BREAKING NEWS

Burime gazi në Shqipëri? Kreshnik Spahiu paralajmëron të ardhmen e “frikshme”

Burime gazi në Shqipëri? Kreshnik Spahiu paralajmëron të
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Më shumë se 900 raste të reja, MSH zbardh bilancin e 24 orëve të fundit

COVID në Shqipëri/ Më shumë se 900 raste të reja, MSH
x
BREAKING NEWS

Zgjerimi i BE, lajm i mirë për Shqipërinë, rriten shanset për anëtarësim

Zgjerimi i BE, lajm i mirë për Shqipërinë, rriten shanset
x
BREAKING NEWS

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike
x
BREAKING NEWS

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr
x
BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x

Politike

Dështojnë negociatat PS-PD për presidentin e ri, Alibeaj akuzon Ballën dhe Ramën se e hodhën në erë konsensusin, socialistët tregojnë kushtin e tyre

Dështojnë negociatat PS-PD për presidentin e ri, Alibeaj akuzon

Procesi i negociatave mazhorancë-opozitë për zgjedhjen e presidentit të ri mori një drejtim të kundërt mëngjesin e djeshëm. Partia Socialiste ndryshoi qëndrim për sa i përket raundit të dytë dhe të tretë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës duke shtuar që opozita të sjellë kandidatin për kryetar shteti me 20 firma deputetësh të pakicës. Ndryshimi i beftë i mazhorancës qëndron te fakti se ata kishin pranuar me opozitën që kjo e fundit të sillte kandidaturat e propozuar pa firma dhe deputetët e shumicës në Parlament të përzgjidhnin emrin më të përshtatshëm për t’u votuar. Qëndrimin zyrtar për procesin e zgjedhjes së presidentit u dha nëpërmjet një komunikate për shtyp nga grupi parlamentar socialist mëngjesin e djeshëm. “Dy ditë më parë kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë në nuk do propozojmë kandidat dhe i takon opozitës të propozojë. Propozimi për President duhet të vijë dhe me firma mbështetëse nga opozita. Nëse presidenti nuk zgjidhet në keto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojmë ne. Takimi ka qene publik dhe kjo është dakordësuar ne prani te mediave”, lexohet në deklaratën e grupit të deputetëve të PS.
PD anullon mbledhjen
Për rrjedhojë të tërheqjes së palës kundërshtare nga qëndrimi për presidentin, Partia Demokratike anuloi mbledhjen e planifikuar me deputetët e saj në orën 16:00 ku do të seleksionoheshin 4 nga 7 kandidaturat që do t’i dërgoheshin PS. Urdhri u dha nga kreu i komanduar i selisë blu, Enkelejd Alibeaj. “Pas ndryshimit të qëndrimit të PS lidhur me procesin e zgjedhjes se Presidentit, mbledhja e sotme e grupit nuk do të zhvillohet!”, njoftoi deputeti demokrat, Arbi Agalliu.
Alibeaj: Nuk kam pasur kurrë besim te PS
Pas anulimit të mbledhjes së grupit të deputetëve të PD, kryetari i përkohshëm i selisë blu, Enkelejd Alibeaj u shpreh për mediat se qëndrimi i mazhorancës për çështjen e presidentit tregoi se nuk mund t’u jepet besim. Ai theksoi se një arsye e tërheqjes së palës kundërshtare nga qëndrimi paraprak për kreun e Presidencës ishte cilësia e kandidaturave të përzgjedhur nga selia blu. “Dje (pardje) ne patëm mbledhje për kandidaturat që duhej të vazhdonte edhe sot (dje). Prej atij momenti ndodhi që sot ka pasur në media një tërheqje nga ana e PS, ndoshta pasi pa cilësinë e kandidatëve tanë. Konstatimi juaj është i vërtetë. Nuk e kam pasur kurrë besimin tek PS. Ne nuk mund të jemi gjithmonë partia që u shmanget proceseve politike. E testuam, e provuam, janë të njëjtët përfundimisht. Nuk kanë ndryshuar”, tha për mediat Alibeaj.
Balla: S’ka kandidatura pa firma, nuk pranuam 4/2
Më tej, reagoi për procesin në fjalë dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ai theksoi se nuk mund të quhen kandidatura ato që nuk marrin 20 firma deputetësh. Balla mirëpriti sërish propozime nga Alibeaj. “Kushtetuta është mbi çdo lloj marrëveshjeje dhe çdo gjë tjetër. Si mund të quhet dikush kandidat nëse nuk ka 20 firmat mbështetëse?! Jemi në kohë për të mos e humbur raundin e dytë. Kandidati duhet të ketë mbështetjen e opozitës, këtë gjë ua kemi thënë prerë. Deri në raundin e tretë kemi dakordësi. Pas raundit të tretë e kemi ne të drejtën e propozimit. Alibeaj duhet të rishohë edhe njëherë diskutimin e të marrë një vendim. Unë këtu jam”, u përgjigj nga Kryesia e Kuvendit për mediat, Taulant Balla. Për 8 kandidaturat e PD për president, Balla u shpreh se është mungesë edukate politike që të vlerësojë emra të përveccëm. Ai shtoi se PS nuk e ka pranuar propozimin e Alibeajt që të përzgjedhë 2 nga 4 nominimet e selisë blu për president. “Unë i vlerësoj të gjitha kandidaturat e shprehura, pavarësisht se asnjë nga kandidaturat nuk vijnë me atë kushtin, ose pranoji ose s’ka. Ne nuk i hyjmë diskutimit për emrat në këtë mënyrë. Kjo bëhet, ulemi, flasim dhe diskutojmë. Mos prisni që unë të hyj në diskutime emrash publikisht. Është mungesë edukate politike që të ulësh apo të ngresh një kandidat. Dua të theksoj që nuk ka pasur pasur dakordësi për formulën 4/2”, u shpreh për kandidaturat e PD zyrtare për president, Taulant Balla.

Më të lexuarat