
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Shkruar nga Rigels Seliman 30 Shtator 2023

Krisen raportet mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Ndonëse javët e fundit e kanë shfaqur hapur aleancën e tyre opozitare, disfata që korrën në zgjedhjet e parakohshme lokale të mbajtura këtë të dielë në Kukës dhe pazaret për ofiqe brenda “Foltores”, duket se kanë krisur marrëdhëniet mes tyre. Edhe pse të gjithë prisnin që Berisha dhe Bardhi të mbanin mbledhjen e përjavshme me deputetët që u janë bashkuar çetës së tyre anti-amerikane, nuk ka ndodhur aspak kështu. Mbledhja e “non gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës dhe lakenjtë e Berishës nuk është mbajtur këtë javë, teksa gazeta “SOT” ka mësuar se dy janë arsyet madhore që detyruan dy krerët e çetës anti-amerikane të refuzojnë të ulen në tryezën e përjavshme me bedelët e tyre. Mësohet se arsyeja e parë ka të bëjë me zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, ku kandidati Emri Vata që mori “bekimin” e Bardhit dhe Berishës humbi turpshëm përballë rivalit socialist, Albert Halilaj me plot 5500 vota diferencë. Pra, s’duket ky rezultat i turpshëm ka bërë që Berisha dhe Bardhit të mos thërrasin mbledhjen e radhës së çetës së tyre, për shkak se nuk duan t’i vënë fytyrën humbjes se Kukësit. Ndërkohë arsyeja tjetër, që ish-kryeministri dhe deputeti Gazment Bardhi nuk thirrën mbledhjen këtë javë, duke i lënë demokratët që i mbështetshin në pritje, mësohet ka të bëjë me refuzimin që Sali Berisha i bëri Judës së Lulzim Bashës, duke mos i dhënë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të “Foltores”, post në të cilin plaku “non-grata” ka emëruar Flamur Nokën. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me raportet e dy “miqve” Bardhi-Berisha, të cilët më parë kanë qenë “armiq”, të cilët shkuan deri atje sa e akuzuan njëri-tjetrin si të përfshirë në vrasje.
Reagon Berisha
Por sa i takon humbjes së turpshme që korri në zgjedhjet në Kukës, kreu i “Foltores”, Sali Berisha ka reaguar dje gjatë konferencës së përjavshme për shtyp para gazetarëve, teksa nuk ka pranuara disfatën. Berisha theksoi se zgjedhjet u blenë. Sipas Berishës, ministri Taulant Bala dhe Belina Balluku shpërndanë para 1 javë rresht para 24 shtatorit. “Në Kukës, siç kam referuar këtu për të gjitha, zgjedhjet u blenë në mënyrën më të pamëshirshme. Belinda Balluku, Taulant Balla, janë marrë me shpërndarje parash 1 javë rresht me thasë në qarkun e Kukësit. Në Kukës nuk përcaktoi rezultatin vota e qytetarëve, por rezultatin e përcaktoi qartësisht industria e blerjes së votës. Ne kemi një konkluzion, se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka. Kukësi ishte një argument shtesë në morinë e pafundme të fakteve që kemi paraqitur dhe disponojmë. Edhe të tjera. Por në një vend ku drejtësia është në kontroll total, nuk ka asnjë shpresë dhe zgjidhje tjetër përveç revoltave, protestave dhe përmbysjes së kësaj qeverie. Që në muajin prill, në një lokal në Kukës, janë ulur fatkeqësisht një zyrtar shumë i lartë i PS me drejtorin e OSHEE të qarkut. Tavolina ka pasur përgjues dhe në këtë përgjim është e regjistruar se është bërë pazari që drejtori i OSHEE do të bëjë një tender me kaq miliona lekë, nga të cilat 300 mijë euro do i dërgojë në Tropojë. 200 mijë në Kukës. Shtyllat do vendoseshin në Has. Dhe resti i kësaj në Durrës. Shërbimi informativ, që ka qenë institucioni që ka vendosur përgjuesin, përgjimin ia ka sjellë Edi Ramës. Nuk kam, se nuk do e akuzoja sot SPAK-un, nuk kam të dhëna se Rama e ka çuar në SPAK përgjimin, por sipas disa indiceve e mbajnë aty për të mbajtur peng zyrtarin”, u shpreh ai. Ndërkohë Berisha bëri thirrje për protesta kundër qeverisë. “Nuk është vetëm kjo, nga institucioni i akuzës së Gjirokastrës, është dërguar në SPAK dosja me përgjimin, në të cilin kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, në një mbledhje urdhëron vartësit dhe u thotë: do u japësh kaq lekë, ti do i premtosh këtë vend pune. Pra, bën haptas ofertat për votat që do blinin. SPAK e mbyll dosjen dhe nuk ndërmerr asnjë veprim. SPAK nuk mund të ndërmarrë veprime kur ka dosjen e kriminelëve elektoralë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja. Pra, çfarë mbetet? Mbetet të flasin qytetarët. Përgjegjësia është një: që duhet ngritur sa më shpejt në protesta”, nënvizoi Berisha.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
