Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dështon plani Berisha-Kryemadhi për revolta, Basha përcakton 4 fushat ku do fokusohet aksioni opozitar, ngrihen grupet e punës

Postuar: 11/09/2018 - 10:20

 Kreu demokrat Lulzim Basha ka rrëzuar dje skenarët e revoltave të Berishës dhe Kryemadhit. Basha mblodhi dje në selinë blu grupin parlamentar nga ku përcaktoi dhe aksionin politik të javës. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Basha vendosi që edhe këtë javë deputetët në shenjë proteste kundër qeverisë, të vijojnë me bojkotin e komisioneve dhe seancës plenare. Në mbledhje u ra dakord gjithashtu që mbledhja e radhës e opozitës, që do të zhvillohet paralelisht me seancën plenare të së enjtes, të zhvendoset në qytetin e Durrësit. Si një mesazh ky ndaj rezistencës së bashkëpunimit mes qeverisë dhe krimit. Por krahas këtyre vendimeve, në mbledhjen e grupit u diskutua gjithashtu edhe mbi propozimin për vetingun në politikë. Diskutim ky që u pasua edhe në mbledhjen që kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi me aleatët tradicional të PD. Kryedemokrati Basha theksoi gjatë mbledhjes së grupit se nisma për vetingun në politikë është një nga katër shtyllat e platformës së përbashkët të opozitës. “Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vetingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vetingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi”, tha kryedemokrati Basha. Por krahas këtyre porosive, Basha duke u ndalur edhe tek katër shtyllat e aksionit opozitar, ndau dje dhe grupet e punës që do të merren me secilën nga fushat.

Ngrihen grupet e punës

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i LSI, Monika Kryemadhi gjatë ditëve të fundit shpesh kanë bërë thirrje për revolta të dhunshme kundër qeverisë. Por kreu demokrat Lulzim Basha duket se i ka hedhur përfundimisht poshtë këto alternativa. Basha dje tregoi qartë se PD do të përqendrohet tek alternativat dhe jo tek aksioni politik në rrugë. Kreu demokrat gjatë mbledhjes së grupit parlamentar teksa u ndal tek katër shtyllat e platformës së përbashkët të opozitës për aksionin opozitar, ndau dhe grupet punës që do të merren me këto çështje. Basha vendosi që deputetët demokrat Ervin Salianji, Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari, Isuf Çela, Xhemal Gjunkshi, dhe Klevis Balliu së bashku me ata të LSI, Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Brahimllari të merren për të pasuruar shtyllën e parë të aksionit opozitar; atë të dekriminalizimit të politikanëve të lidhur me krimin. Ndërsa sa i takon propozimit për të çliruar drejtësinë nga kapja e kryeministrit Edi Rama, Basha akordoi si grup pune deputetët Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Dhurata Çupi, Astrit Veliaj si dhe Lindita Metaliaj. Ndërsa nga radhët e LSI, Basha emëroi deputetët Nasip Naço dhe Silva Caka. Kurse deputetët Oerd Bylykbashi, Genc Pollo, Tritan Shehu, Luan Baçi, Myslim Murrizi, Endri Hasa, Lorenc Luka, Izmira Ulqinaku dhe Anton Frrokaj në bashkëpunim me ata të LSI Luan Rama, Nora Malaj, Floida Kërpaçi dhe Vangjel Tavo u përzgjodhën që të merren me çështjen e sigurimit të zgjedhjeve të lira. Ndërsa sa i takon grupit të punës që do të merret me çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe korrupsionin qeveritar, Basha përzgjodhi deputetët Edmond Spaho, Grida Duma, Florian Mima, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Bardh Spahia, Halim Kosova, Orjola Pampuri, Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, Luçiano Boçi, Valentina Duka, Hekuran Hoxhalli dhe Fatbardha Kadiun. Të cilët do të bashkëpunojnë me deputetët e LSI, Përparim Spahiu, Viktor Tushën, Edmond Panaritin, Edmond Haxhinaston, Agron Çelën, Lefter Koka si dhe Shezai Rrokajn. Ndërkohë, pas përcaktimit të këtyre grupeve, katër koordinatorët e grupeve, Ervin Salianji, Luan Rama, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj pritet që të marrin pjesë në Kuvend për përgatitjen e platformës./Endri ARIZI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 18:29

Analisti Andi Bushati ka komentuar vettingun në politikë.

Ai e sheh kërkesën e opozitës për një vetting në politikë, si thirrje për një marrëveshje të re.

Postuar: 20/09/2018 - 17:50

Analisti Andi Bushati ka komentuar situatën brenda PD, ai tha se partia më e madhe opozitare në v

Postuar: 20/09/2018 - 17:27

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se negociatat Athinë – Tiranë janë bll

Postuar: 20/09/2018 - 17:15

Analisti Andi Bushati ka komentuar ligjin për Teatrin si edhe mbledhjen e opozitës në Vlorë.

Postuar: 20/09/2018 - 16:52

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka komentuar mbledhjen e opozitës në qytetin e Vlorës

Postuar: 20/09/2018 - 15:33

Pas votimit të ligjit për Teatrin në Kuvend, ka ardhur dhe reagimi i parë nga opozita.

Postuar: 20/09/2018 - 14:57

Deputetët e mazhorancës kanë miratuar ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.