BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Politike

Dështon sërish miratimi i amnistisë fiskale, shtyhet votimi i draftit, ishte planifikuar të kalonte më 24 shtator

Dështon sërish miratimi i amnistisë fiskale, shtyhet votimi i

Dështon sërish miratimi i amnistisë fiskale. Mazhoranca socialiste kishte planifikuar që draftin për “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” ta votonte në seancën plenare të 29 korrikut. Por atë ditë nuk ndodhi kështu, ndërsa kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Milva Ekonomi bëri me dije se miratimi i këtij projektligji do të shtyhet për në sesionin e ri parlamentar. Mirëpo me nisjen e sesionit parlamentar, Konferenca e Kryetarëve në vendimin e tij për kalendarin dhe punimet e Kuvendit mes pikave të axhendës së tij, kishte planifikuar edhe amnistinë fiskale. Më konkretisht Komisioni i Ligjeve kishte parashikuar që ta diskutonte ligjin në datën 15 shtator, ndërsa sipas kalendarit dhe programit të bërë publik në faqen zyrtare të Kuvendit, ky draft është parashikuar që të votohet gjatë seancës plenare të 24 shtatorit.

Shtyhet votimi i draftit për amnistinë

Por gazeta ka mësuar se drafti për “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive”, nuk ka për të kaluar as në seancën plenare të 24 shtatorit. Gjatë këtyre ditëve qysh kur ka nisur sesioni i ri parlamentar as në komisionin parlamentare drafti për amnistinë fiskale nuk është diskutuar dhe të paktën edhe për sot dhe nesër në axhendë nuk ndodhet. Kështu që gjasat janë që ai të mos votohet as këtë të enjte në Parlament, pavarësisht se në njoftimet e Kuvendit shkruhet se ai ishte pjesë e programit për datat e sipërpërmendura. Ndërkohë gazeta kontaktoi edhe disa anëtarë të Komisionit të Ekonomisë, të cilët theksuan se është e vështirë që drafti të kalojë në 24 shtator, pasi ai nuk është diskutuar ende në komision dhe nuk është planifikuar as këto ditë para seancës të së enjtes. Kujtomë që kalimi i ligjit për amnistinë fiskale ka shkaktuar mjaft debat në vend dhe madje ka pasur edhe akuza në adresë të mazhorancës socialiste se ajo po kalon këtë draft për të ligjëruar paratë e krimit dhe korrupsionit.

SHBA detyroi mazhorancën të tërhiqet

Më herët, gazeta “SOT” publikoi një shkresë të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ku kërkohej përkatësisht shtyrja e miratimit të draftit të amnistisë. Në shkresën e cila mban datën 23 korrik, Dhoma Amerikane rendit 3 arsyet se përse projektligji për “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” nuk duhej të votohej. Më konkretisht si arsye të parë se përse e kanë kërkuar këtë gjë, amerikanët theksojnë se drafti në fjalë duhet të shtyhet dhe të rishikohet, në mënyrë që grupet e interesit të përfshihen në diskutime dhe të japin opinionin e tyre, ku më e pakta sipas tyre, rrahja e ideve dhe diskutimet duhet të zgjasin tre javë. “Shtyrjen e Afatit duke Garantuar Respektimin e Ligjit për Konsultimin Publik për të Gjitha Grupet e Interesit. Respektimi nga institucionet shtetërore i afatit kohor që garanton minimalisht 20 ditë pune për shqyrtimin e projektligjeve nga palët e interesuara është një detyrim ligjor”, thuhet në shkresë. Po ashtu, një tjetër shqetësim që ka detyruar amerikanët që t’i kërkojnë mazhorancës qeverisëse që të shtyjë miratimin e draftit për amnistinë është fakti se duhet pasur shumë kujdes që përmes këtij ligji dhe nga kjo skemë të përfitojnë të korruptuarit dhe ata që pastrojnë para.

Më të lexuarat