
Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për të kthyer Sali Berishën në politikë, aleanca e kullave të Zenit pushton Parlamentin, zbardhen skenarët e minutave të fundit mes kryeparlamentares me dyshen Noka-Bardhi

Dhjetëra universitete në vend të paakredituara dhe mbi 1000 programe në shkelje flagrante të ligjit, zbardhet raporti

Shkruar nga Esmeralda HIDA 3 Shtator 2021

Shpërthen skandali mbi akreditimin e universitete në vend. Gazeta “SOT” vite më parë e ka ngritur shpesh këtë temë pasi shumë universitete në vendin tonë, sidomos ato private, operojnë në shkelje flagrante. Këtë e ka vërtetuar edhe një raport i publikuar ditën e djeshme nga Open Data Albania, ku vihet re se pjesa më e madhe e programeve të arsimit të lartë nuk janë të akredituara. Ndër vite, shpesh herë ka pasur edhe mbyllje të institucioneve të arsimit të lartë për shkak se janë kapur në shkelje, apo se operonin me dokumente false, por edhe ato që vazhdojnë të jenë aktive nuk janë plotësisht të rregullta pasi nuk janë të akredituar. Sakaq, sqarojmë këtu se akreditimi është një procedurë vlerësimi e cilësisë në arsimin e lartë, që ndjek ASCAL bazuar në standardet të shtetit tonë dhe standarde europiane. Nëpërmjet këtij procesi mund të vlerësohet Institucioni apo Programi i Studimit. Ka raste kur institucioni nuk është i akredituar, por ka një sërë programesh të akredituar, ose kur institucioni akreditohet, por programet e tij mund të mos jenë ende të akredituar. Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data, aktualisht në vendin tonë operojnë 40 universitet private dhe publike dhe 12 prej tyre nuk janë të akredituara, ndërsa një pjesë e mirë janë akredituar në këto dy vitet e fundit. “Në Shqipëri janë licencuar në total 67 institucione si Institucione të Arsimit të Lartë (IAL). Aktualisht, vetëm 40 prej IAL-ve janë aktive, 27 institucionet e tjera janë mbyllur. Institucionet Jo Publike janë 50 të tilla, ndërsa Publike (shtetërore) janë vetëm 17, ku 2 prej të cilëve janë mbyllur. Aktualisht funksionojnë 12 universitete publike dhe 3 akademi publike. Nga 40 institucione të licencuara dhe aktive, Vetëm 28 ose 70% e institucioneve aktive kanë akreditim”, raporton Open Data.
Mijëra degë të paakredituara
Sikur e sqaruam edhe pak më lart ka shumë raste ku universitetet vetë si institucion janë të akredituara, por degët që ofron ky universitet jo. Në raportin e publikuar vihet re se numri i degëve në shkelje flagrante të ligjit është tepër i lartë dhe madje degë që kanë numër të madh aplikimesh nga studentët çdo vit. Konkretisht, bëhet me dije se në total në vendin tonë rezultojnë aktive 1.389 degë në universitet private dhe publike, por gati 80% prej tyre nuk janë të akredituara. Open Data analizon se, çdo universitet në vend më shumë se gjysmën e programeve që ofron nuk i ka të akredituara. “Programeve të studimit (degë), rezultojnë se janë 1. 389 programe aktive. Më pak se 30% e Programeve janë të akredituar. Janë 309 programe të akredituara, ndërsa pjesa tjetër, apo 78% e programeve aktive nuk rezultojnë të akredituara. Numri më i lartë i programeve aktive rezulton në Bachelor, me 33% e totalit të programeve aktive. Nga këto konstatohet se pothuajse çdo universitet ka më shumë se gjysmën e degëve të paakredituara”, thuhet në raport. Në përfundim, evidentohet një përqindje e lartë e parregullsisë në universitet tona.
Më të lexuarat


"Ligji nuk njeh realitetin dhe dramën që përjeton Shqipëria",Tabaku nuk ia përton kritikave ndaj qeverisë: Çdo bëj pensionisti me 50 lekë në ditë?

“Kanë paguar vetë të gjitha sigurimet shoqërore”/ Erion Braçe 'ultimatum' qeverisë greke: T’u japë pensionet emigrantëve shqiptarë ose t’u kthejë mbrapsht paratë

“Jeni me pazare këtu”/ Berisha ‘shpërthen’ në akuza të rënda ndaj mazhorancës: Doni të merrni peng persona...

Plas debati për Kreun e Grupit Parlamentar/ "S’keni njoftim, por hartim", nuk përmbahet Paloka ndaj Felajt: Vetëm kërceni lakuriq mbi tavolina para shqiptarëve

Felaj nuk lexoi shkresën e Bardhit/ Nuk përmbahet Berisha, shpërthen në akuza nga Foltorja e Kuvendit: S’keni cipë e turp, po tejkaloni çdo ditë limitet, po silleni si bandë

“Ju pëlqen apo jo, ne kemi…”, Sula kapet keq me Felajn në Kuvend: Keni humbur moralin si juriste

Plas keq në Kuvend/ “Po provokoni! S’mund të hidhni akuza ndaj kryetares së Kuvendit”, Bardhi ‘përplaset’ ashpër me Felajn për vendimin e Grupit të PD-së: Nëse keni guxim…

Tubime për minimunin jetik, protestuesi me aftësi ndryshe përplaset me Nokën para Kuvendit: Opozitë je, por rrogën për vete e bëre

Debati për kreun e grupit të PD, reagon delegacioni i BE

Kasëm Mahmutaj jep dorëheqjen nga grupi parlamentar, ja kush merr drejtimin e Aleancës për Ndryshim
