BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Dhurata Çupi: Nevojë urgjente të rritet numri i bashkive, Berisha më futi në grupin e punës së protestës pa më pyetur

Dhurata Çupi: Nevojë urgjente të rritet numri i bashkive,

Reforma Territoriale që është në fuqi që prej 2014 për Partinë Demokratike, ka dështuar, prandaj synimi është rritja e numrit të Bashkive. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, deputetja demokrate Dhurata Çupi tha dje se është një nevojë emergjente që qytetarëve t’i kthehet shërbimi te qytetarët, pasi sipas saj deri më tani ka munguar. “Shërbimet janë larg qytetarëve, dakord jemi në kohë të teknologjisë, por ka mosha e tretë që s’kanë akses, janë disa shërbime që duhen marrë në bashki dhe qytetarët janë më larg se kurrë me qendrën e Bashkisë, ka problematika të theksuara që u thelluan drejt regresit jo progresit në 2014. A diskutojmë që qytetarët duhet të udhëtojnë me orë të tëra për të marrë një shërbim, ose përmirësohet infrastruktura, ose do të afrosh entin publik me qytetaren dhe që ta bësh këtë, logjika të çon që duhet të rritet numri i bashkive. Llogaritë elektorale nuk duhet të prevalojë mbi qëllimet e qytetarëve. Duhet të rritet numri i Bashkive, sot është imediate që bashkia t’i shërbejë qytetarit. Ne kemi dëgjuar disa organizata të shoqërisë civile. Asnjë ekspert nuk e thotë që kjo reformë është e suksesshme”, deklaroi ajo. Po ashtu, deputetja demokrate thotë se pushteti është i përqendruar në dorë të qeverisë e kështu e konsideron edhe vendimin për të shkrirë disa drejtori të ujësjellësve, duke e konsideruar si të gabuar që ka qëllime elektorale të fshehura. “Nuk ka decentralizim. Kemi mungesë të autonomisë financiare, bashkitë në 99%  të ardhurat i plotësojnë poshtë 50% të buxhetit të tyre. Në të gjitha shërbimet e Bashkisë janë rritur niveli tarifave dhe taksat vendore dhe këto janë të ardhurat e bashkisë dhe pjesa tjetër e pushtetit qendror”, u shpreha ajo. Ndërkohë deputetja Çupi, ndal edhe te grupi i punës në qarkun e Dibrës ngritur për protestën e Sali Berishës, ku bënte pjesë. Çupi, njësoj si Korreshi tha se nuk është pyetur paraprakisht, por pavarësisht kësaj shtoi se do të marrë pjesë. “Kam qenë pjesë e grupit, nuk jam njoftuar më parë, jam njoftuar nga Çlirim Gjata, do jem në protestë, se ka arsye për të protestuar kundër Ramës, por nuk më është marrë mendimi politik, por si qytetare do jem në protestë”, nënvizoi Çupi.

Më të lexuarat