BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Politike

Dhurata Çupi: Sëmundja jonë është korrupsioni, drejtoria Anti-Korrupsion pa asnjë progres, jemi ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë

Dhurata Çupi: Sëmundja jonë është korrupsioni,

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka hedhur dje akuza të forta ndaj ministrisë së Drejtësisë, ndërsa deklaroi se sëmundja e Shqipërisë është korrupsioni. Gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin e Ligjeve, ajo ka akuzuar ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja se pavarësisht se është krijuar drejtoria Anti-Korrupsion sërish nuk ka progres në këtë “luftë”.“Për korrupsionin u përgjigjët mes rreshtave. Dhatë numra dhe fakte që i përmendi në çdo raport kemi një sëmundje të rëndë, kemi korrupsionin. Ajo çfarë është në 30 vite, nuk janë aspak progresive. Në 20 tetor kemi ngritur drejtorinë Anti-Korrupsion. Vetëm për vitin 2021 për Shqipërinë janë rreth 15 raport të strukturave ndërkombëtare që na monitorojnë lidhur me ecurinë e vendit tonë për ecurinë e korrupsionit”, tha ajo. Ndër të tjera, ajo deklaroi se Shqipëria duhet që të shtojë përpjekjet për të forcuar ligjin, sipas saj, Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi vijoi më tej, teksa përmendi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku tha se në raport deklarohet se pastrimi i parave dhe korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e institucioneve lokale në vend.“Shqipëria ka një nivel të pjesshme përgatitje kundër korrupsionin. Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet për të forcuar ligjin, Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, raporti i pastrimit të parave, korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e institucioneve lokale. Ngritën drejtorinë e Anti-Korrupsion. Ju pretenduat që do të bëhet nami. Që atëherë sa bashki janë hetuar, sa ministri janë hetuar, sa autoritete janë hetuar. Nga informacioni im ka të dhëna të tmerrshme”, u shpreh në fjalën e saj deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.

Më të lexuarat