
Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën lëvizjen e parë si President i SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim kohë!

Dhuroi dy respiratorë dhe një pajisje dialize në spitalin COVID 2, ish-deputeti tregon se ku i mori paratë dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Gusht 2020

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka dhuruar 2 pajisje respiratorë dhe një pajisje dialize për t’iu ardhur në ndihmë pacientëve me COVID-19 të shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Me anë të një reagimi lidhur me këtë veprim human vetë Shehaj ka zbuluar se një pjesë të parave e mori nga të ardhurat që i dërguan qindra qytetarë në përgjigje të fushatës së tij rreth një muaj më parë për të mbledhur fonde për spitalet.
Postimi i Shehajt
Një pjesë të kostos për blerjen e njërës nga tre pajisjet e dhuruara Spitalit Shefqet Ndroqi, u mbulua me rreth €13600 euro që qindra shqiptarë më dërguan në përgjigje të fushatës sime, të para një muaji, për të mbledhur ndihma për spitalet tona.
Ju falenderoj të gjithëve nga zemra dhe jam krenar për shpirtin tuaj të bujarisë dhe mirësisë. Ne kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. Vendet e varfëra si i yni kanë më shumë nevojë se vendet e zhvilluara për solidaritet njerëzor.
Dua të falenderoj mbi të gjitha të gjithë mjekët shqiptarë që po bëjnë një punë heroike për të shpëtuar jetët tona.
Miqësisht dua t’u bëj thirrje të gjithëve bashkëatdhetarëve, nisur edhe nga përvoja ime në Itali: tregohuni të kujdesshëm për të mbrojtur veten, Covid kthehet në një sëmundje të rrezikshme nëse injorohet në momentet e para. Le të mbrojmë veten, familjet dhe Shqipërinë!
Më të lexuarat


“Sytë e botës janë drejt teje!”, ministrja Xhaçka mesazh urimi Joe Biden

Joe Biden u betua si President i SHBA-ve, vjen reagimi i parë nga politika shqiptare

Jozefina Topalli tregon çfarë ka ndodhur në selinë blu dhe zbulon prapaskenat e forta: Ky është një alarm i frikës, detyroi emra të rëndësishëm të largoheshin nga PD

VIDEO/ Betohet Kamala Harris, zyrtarisht gruaja e parë më ngjyrë që merr detyrën si zv. Presidente e SHBA

KQZ nuk i lejon kandidimin për deputet, habit Albin Kurti me reagimin e tij: Nuk jam …

Betimi i Joe Biden si president, ndodh e papritura me fluturimet në Washington

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Jozefina Topalli zbulon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

E ironizoi keq për memet dhe i nxori videon, Basha i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ramës

“Është e dhimbshme”, Niko Peleshi reagon për lajmin e hidhur të vdekjes së ushtarakut shqiptar

Kryeministri Rama befasohet nga fjalët e vogëlushes në Rrogozhinë: Ti je...
