Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“A di shqip?!”, ish-deputeti i PD shpërthen ndaj Besa Shahinit: Ecën nën urdhrat e këtij politikani!

Postuar: 15/04/2019 - 13:00

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi e ka cilësuar antiligjor emërimin e Bernard Dostit në vend të Mynyr Konit pas pezullimit.

Në një reagim në rrjetet sociale ish-deputeti i kujton ministres së Arsimit, Besa Shahini ligjin, që nuk e parashikon këtë zëvendësim të përkohshëm nga ministrja, por me anë të zgjedhjeve.

Reagimi:

A DI SHQIP MINISTRJA E ARSIMIT?!

Rama me ministren e tij profane, marrin kontrollin e Universitetit të Tiranës me dhunë, jashtë çdo ligji e Kushtetute.

Në një akt të paprecedent antikushtetues dhe antiligjor, Ministrja e arsimit, Shahini pezullon e shkarkon, Rektorin e UT.

Në të njëjtin urdhër bakalli, ka komanduar Rektorin e ri.

Nenet që i referohet urdhëri, nuk i japin asaj tagër ligjor për të dy vendimet.

Por siç duket Ministrja ka shumë probleme me kuptimin e shqipes.

Jo vetëm.

Ka probleme dhe me kuptimin e rolit që ka.

Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit.

Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet.

Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip.

Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit.

Por Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës.

E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit.

Por, së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 16:07

Teksa pret radhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private.

Postuar: 19/04/2019 - 16:05

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë prezantimit të marrëveshjes në Vlorë për trajtimin e t

Postuar: 19/04/2019 - 15:47

Pas vendimt për zhvendosjen e drejtorisë Arsimore të Shkodrës, në Lezhë, ka reaguar ministrja e A

Postuar: 19/04/2019 - 15:24

Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në një intervistë ekskluzive për DW thotë se kuadri ligjor për t

Postuar: 19/04/2019 - 15:17

 Situata politike në vend nuk është aspak e qetë, aq sa ka bërë që të reagojnë shumë persona

Postuar: 19/04/2019 - 14:35

Grupi Parlamentar Socialist ka propozuar heqjen nga rendi i ditës të seancës plenare të mbajtjes

Postuar: 19/04/2019 - 14:32

Presidenti Ilir Meta nuk dekreton ndryshimet për ligjin në vettingun në polici.