Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dietat e deputetëve, Anastas Angjeli përfiton 800 mijë lekë, Rama 51 mijë lekë, Basha 128 mijë lekë, ja shumat që marrin deputetët e LSI

Postuar: 14/08/2018 - 19:55

Ligji u jep të drejtë deputetëve të përfitojnë dieta e rimbursime. Por ajo që bie në sy është se shumë emra kanë pasuri shumë të lartë, duke përfshirë apartamente, makina e orë luksoze, por sërish preferojnë të marrin rimbursime telefoni, karburanti dhe dieta për fjetje e ushqim në zonat e tyre elektorale. Nëse zbresim te emrat, emra si Anastas Angjeli kanë përfituar 800 mijë lekë të reja, apo Luan Harusha ka përfituar rreth 5 milionë lekë të vjetra nga dietat dhe rimbursimet. Interesant është fakti se kryeministri Rama ka marrë vetëm 51 mijë lekë të reja benefite, ndërsa kreu i opozitës 128 mijë lekë po të reja. Nëse i marrim me radhë, Andon Frrokaj ka përfituar të ardhura për rimbursim karburanti, 93.029 lekë, të ardhura si honorare nga mbledhjet e komisioneve, 6.800 lekë, të ardhura për rimbursim të shpenzimeve telefonike, 46.467 lekë, të ardhura për rimbursim pasaporte diplomatike, 7.500 lekë dhe të ardhura si dieta për udhëtime brenda vendit, 94.063 lekë. Pra në total 247.859 lekë të reja. Bardh Spahia ka deklaruar të ardhura nga shpërblime, honorare dhe rimbursime karburanti e telefoni për periudhën shtator-dhjetor 2017, shuma 312.875 lekë. Arben Pëllumbi ka deklaruar të ardhura nga rimbursime dhe dieta brenda vendit, 204.991 lekë për 4 muaj, pasi në shtator mori mandatin e deputetit. Edmond Leka ka deklaruar: Të ardhura nga paga si deputet, 1.408.825 lekë; Të ardhura nga rimbursimi për shpenzime karburanti, 314.494 lekë. Të ardhura si honorare nga mbledhjet e komisioneve, 115.600 lekë; Të ardhura si dieta brenda vendit dhe për akomodim, 602.000 lekë. Ndërsa Elisa Spiropali ka deklaruar të ardhura nga honorare dhe dieta nga funksioni si deputete, 269.575 lekë.

Deputetët e LSI

Edhe më herët gazeta e ka deklaruar se deputetët e LSI kanë përfituar shumë para nga statusi i tyre. Ndonëse rezultojnë me paga shumë të larta, me biznese dhe llogari të shumta bankare, ata sërish kanë marrë milionë lekë kompensime nga Kuvendi. Deputetja Kejdi Mehmetaj në vitin 2017 ka marrë 2.3 milionë lekë të vjetra rimbursim karburanti, ndërsa ka shpenzuar 2 milionë lekë nga komunikimet telefonike, të cilat janë kompensuar nga taksat e qytetarëve. Ndërkohë ka përfituar 1 milion lekë të vjetra kompensim nga dieta për udhëtime brenda vendit. Robert Bitri rezulton si deputeti që ka përfituar më shumë nga benefitet që i ofron statusi i deputeti. Vitin që lamë pas ai ka marrë 3 milionë lekë të vjetra rimbursim karburanti, ndërsa për telefonin është rimbursuar me 2 milionë lekë të vjetra. Por shifra më e madhe është ajo e dietave. Bitri është rimbursuar me 6.2 milionë lekë nga shpenzimet që ka bërë për udhëtime brenda vendit. Po ashtu përfitime të larta nga dietat kanë marrë dhe shumë emra të tjerë. Në një kohë kur deputetët flasin për varfërinë e qytetarëve, edhe pse vetë kanë rroga dhe të ardhur shumë të larta, sërish duan kompensim nga taksat e qytetarëve për shpenzimet./ Kliti TOPALLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 11:12

Deputetja e Partisë Demokratike Elisa Spiropali ka folur nga Kuvendi për mungesën e opozitës. Ajo tha se opozita mblidhet nëpër hotele dhe nuk vjen të përballet në Kuvend.

Postuar: 24/09/2018 - 10:53

Ish-ministri i LSI-së Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në Facebook ka kritikuar hapur opozitën

Postuar: 24/09/2018 - 10:12

Ka nisur seanca plenare. Opozita e bashkuar mungon sërish.

Postuar: 24/09/2018 - 08:50

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka nisur ditën e sotme me një videoinformacion nga qarku i Elbas

Postuar: 24/09/2018 - 08:38

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare, për të diskutuar mbi ligjin

Postuar: 24/09/2018 - 08:18

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00.

Postuar: 23/09/2018 - 22:09

Partia Demokratike ka hedhur përsëri akuza për kryebashkiakun Veliaj