Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Diferencime në paketën fiskale për hotelet me 4 dhe 5 yje, Klosi: Lehtësira fiskale për investitorët

Postuar: 07/12/2017 - 08:55

Lehtësitë fiskale për hotelet me 4 dhe 5 yje do të jenë të ndryshme duke përjashtuar tatimin mbi fitimin. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili ishte dje i pranishëm në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku u diskutua kjo çështje, investitorët në strukturat akomoduese me 5 yje do të përfitojnë nga paketa e plotë. Ministri Klosi shtoi se këto lehtësira fiskale që ofrohen do të nxisin investitorët strategjik për të investuar miliarda euro në këtë sektor. “Për sa i përket diferencës ndërmjet 4 dhe 5 yjeve, taksën e tatim fitimit të dyja grupet e hotelerisë do ta përfitojnë. Për sa i përket reduktimit të TVSH-së me 6 %, hotelet me 4 yje nuk e përfitojnë, e përfitojnë vetëm si hoteleri, por nuk e përfitojnë për menaxhimin e brendshëm, ndërkohë që ata me 5 yje e përfitojnë. Ndikimin në infrastrukturë hotelet me 4 yje nuk e përfitojnë, hotelet me 5 yje e përfitojnë. Taksën e pasurisë e përfitojnë të dyja grupet e hotelerisë”, deklaroi Klosi. Ndërkohë, relatorja e këtij projektligji, Eglantina Gjermenitheksoi se ndryshimet vijnë për ta përshtatur ligjin me ndryshimet e bëra në paketën fiskale dhe buxhetin e shtetit për vitin 2018. Sipas Gjermenit, incentivimi i hoteleve me katër dhe pesë yje, krahasuar me vendet e tjera të rajonit vjen vonë në kohë, por është hap i domosdoshëm. “Incentivat që jepen për hotelet me katër dhe pesë yje janë një investim më i mirë për të tërhequr investitorë dhe “brand name-s” në fushën e turizmit, për t’u dhënë mundësi operatorëve turistik për të sjellë më shumë turistë, për më shumë mundësi punësimi e për ta zhvilluar më tej turizmin si një nga degët kryesore të ekonomisë, duke qenë se pesha e tij në zhvillimin e ekonomisë është rritur nga viti në vit”, u shpreh ajo. Sakaq, për opozitën kjo paketë fiskale me ndërhyrje të tilla është klienteliste dhe ka premisa për shpëlarje të parave të pista. Në fund, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, votoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimin në ligjin për turizmin me propozim të ministrit Klosi për dhënien e statusit të veçantë për investitorët në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 58

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 00:00

 Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ndërsa komentoi situatën aktuale politike në vend dhe jo vetëm, u ndal edhe tek goditja e bandës së Shij

Postuar: 12/11/2018 - 23:58

Teatri “Zihni Sako” në Gjirokastër është mjaft i frekuentuar nga të gjithë qytetarë

Postuar: 12/11/2018 - 23:53

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar mbrëmjen e sotme në “360 Gradë”

Postuar: 12/11/2018 - 23:49

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ka k

Postuar: 12/11/2018 - 23:28

Vitore Tusha, përzgjedhja e Presidentit Ilir Meta për të marrë postin e kryetarit të KLSH-së, nuk

Postuar: 12/11/2018 - 22:44

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u pyet se kur do të organizojë Partia Demokratike protestën e

Postuar: 12/11/2018 - 22:39

Eurodeputja Eleni Theocharous është shpallur ‘Non Grata’, nga shteti shqiptar, për sh