BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Digjen komisioni i 21 Janarit dhe i veshit, Berisha s’ka vota për të shtyrë afatet dhe as për të miratuar raportet

Digjen komisioni i 21 Janarit dhe i veshit, Berisha s’ka vota për

Reprezalja e befasishme e Sali Berishës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, me anë të listës klienteliste të kandidatëve për deputetë, ka zyrtarizuar edhe dështimin përfundimtar të dy komisioneve hetimore më të bujshme të pushtetit, komisione të cilat mbaheshin pezull si hanxhar mbi qafën e opozitës shqiptare. Bëhet fjalë për komisionin hetimor për grushtin imagjinar të shtetit në 21 Janar, ku treshja Berisha-Basha-Prendi ekzekutuan katër qytetarë të pafajshëm vetëm se ishin të papunë, si dhe për komisionin hetimor, i ngritur për veshin e Egin Cekës, djalit të Neritan Cekës, ish-diplomat në Vjenë. Të dy komisionet, ndonëse kanë dështuar ashtu siç e meritonin, do të mbeten dy njolla të zeza turpi jo vetëm në historinë e dinastisë së Sali Berishës, por edhe në historinë e Parlamentit Shqiptar. I pari, pra komisioni për 21 Janarin, u ngrit menjëherë pas vrasjeve mafioze të pushtetit, për të dubluar Prokurorinë e Përgjithshme, për të mjegulluar përgjegjësinë për vrasjet, për të mbrojtur zinxhirin vrastar të Gardës si dhe për të shantazhuar opozitën, Presidentin, kryeprokuroren dhe kreun e SHISH. Sajesat për thikat me helm, çadrat pistoletë dhe aktorët e përfshirë në komplot, i dhanë këtij komisioni një dimension sa qesharak aq edhe dramatik. Ndërkaq, komisioni i veshit, u vuri vulën të gjitha marrëzive dhe poshtërsive të pushtetit aktual. Mbi 70 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u vunë në rresht nga Berisha për një vesh diplomatik, madje jo për një vesh, por për prekjen e një veshi. Ky ishte komisioni më qesharak, i cili e ktheu Parlamentin në një estradë. Megjithatë, dy komisionet hetimore kanë dështuar zyrtarisht, pasi 35 deputetë të Partisë Demokratike, të përjashtuar nga lista e deputetëve, nuk i binden më Berishës për të mbledhur Parlamentin, me qëllim që të miratohen raportet e komisioneve në fjalë. Afati i veprimtarisë së komisionit hetimor për 21 Janarin mbaron në datën 25 maj, atëherë kur mbaron edhe kjo legjislaturë. Por, Parlamenti i Shqipërisë nuk do të mblidhet më para zgjedhjeve të 23 Qershorit, për shkak se një pjesë e deputetëve të përjashtuar, kanë ndërprerë çdo kontakt me kupolën e pushtetit të Berishës. Në këtë kushte, Berisha nuk ka mundësi as për të miratuar raportet e dy komisioneve hetimore dhe as për të zgjatur veprimtarinë e tyre, pasi grupi i tij parlamentar është rrudhur në 30 deputetë.

Shtyrja e afateve

Veprimtaria e komisionit të 21 Janarit, me Gent Strazimirin dhe anëtarë Fatbardh Kadilli, Dashnor Sula, Enkelejd Alibeaj, Fatos Hoxha dhe Viktor Gumi, është shtyrë disa herë. Me vendimin e Kuvendit nr. 94, datë 21.4.2011 afati i veprimtarisë së komisionit të 21 Janarit u shty për një periudhë 3 mujore. Kjo periudhë nuk mjaftoi për të gjetur prova rreth thikave më helm dhe çadrave-pistoletë. Ndërkaq, me vendimin nr. 118, datë 21.7.2011 afati shtyhet për një periudhë 6 mujore. Me vendimin nr. 145, datë 15.12.2011 afati i komisionit të 21 Janarit u shty për një periudhë tjetër 6 mujore. Po ashtu, me vendimin nr. 50/2012 afati i komisionit të 21 Janarit u shty sërish deri në përfundim të mandatit të Kuvendit. Mandati i Kuvendit mbaron në datën 25 maj. Ndërkaq, komisioni për veshin e Cekës ka parashikuar ta mbyllë veprimtarinë më 20 maj, ku do të hartojë një raport.

Bllokohet Parlamenti

35 deputetët e përjashtuar nga lista kanë ndërprerë çdo kontakt me kupolën e Partisë Demokratike, ndërsa votat e tyre nuk mund të përdoren më nga Sali Berisha, siç i përdori katër vite me radhë për të kapur institucionet e pavaruara si dhe për të miratuar ligje për interes të oborrit familjar. Tashmë, mazhoranca e Sali Berishës, nga 74 deputetë që ishte në fillim, është rrudhur në 30 deputetë. Edhe pse pritej që paraditen e djeshme të mblidhej parlamenti, gjithçka është pezulluar pas tronditjes së listave. Ndërkaq, me dhjetëra projektligje, të parashikuara në kalendarin e punimeve të Kuvend, do të mbeten pezull për legjislaturën e ardhshme, që do të nisë në muajin shtator me parlamentin e ri. Në faqen e Kuvendit të Shqipërisë janë listuar me dhjetëra projektligje të pamiratuara, kryesisht nisma të Këshillit të Ministrave dhe të disa grupeve deputetësh. I vetëdijshëm për shpërbërjen e grupit aktual, Berisha ka urdhëruar Topallin pezullim e çdo seance të parashikuar, për të evituar përçarjen dhe rënien e mazhorancës së tij të arnuar në Kuvend.

Ngrijnë komisionet parlamentare

Reprezalja e Sali Berishës në grupin parlamentar demokrat ka futur në krizë edhe komisionet e përhershme parlamentare. Edhe nëse do të ketë një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për KQZ, Komisioni i Ligjeve do ta ketë shumë të vështirë të mblidhet, për shkak se Berisha e ka përjashtuar nga listat kryetarin dhe anëtarët më të rëndësishëm të këtij komisioni. Kryetari i komisionit më të rëndësishëm në Kuvend, pra i Komisionit të Ligjeve, është përjashtuar nga lista. Berisha ka përjashtuar gjithashtu edhe anëtarët më të rëndësishëm të Komisionit të Ligjeve, si Enkelejd Alibeaj, Viktor Gumin, Fatos Hoxhën, Arenca Trashanin, Paulina Hoxhën etj. Gumi dhe Alibeja njihen si juristët më të mirë të së djathtës. Ndërkaq, Berisha ka përjashtuar nga lista edhe kryetarin e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Po ashtu, Berisha ka përjashtuar edhe kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme, Fatos Bejën. Berisha ka përjashtuar edhe kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Leonard Demin. Berisha ka zhvendosur në zonën e rrezikshmërisë edhe ish-kryetarin e Komisionit të Shëndetësisë, Tritan Shehun.

Objekti i komisionit të 21 Janarit

-a) Hetimi rreth veprimtarisë së aktorëve të përfshirë për zbatimin e ligjit nr. 8773, datë 23.4.2001 “Për tubimet” në demonstratën e datës 21 janar 2011.

-b) Hetimi rreth veprimtarisë së institucioneve shtetërore, sipas kompetencave të përcaktuara në legjislacionin respektiv, për zbulimin dhe identifikimin paraprak të kërcënimeve dhe sinjaleve për organizimin e veprimit kriminal për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, si dhe masat konkrete të marra  për parandalimin, neutralizimin, pengimin dhe përballimin e dhunës gjatë ngjarjeve që shoqëruan tentativën për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues.

-c) Hetimi rreth veprimtarisë së organeve të zbatimit të ligjit për identifikimin, kapjen dhe neutralizimin, pengimin e ekzekutorëve, identifikimin dhe kapjen e nxitësve dhe organizatorëve të dhunës kriminale.

-ç) Hetimi rreth veprimtarisë së organeve të zbatimit të ligjit dhe masave të marra për zbardhjen e shpejtë e të plotë të fakteve, ngjarjeve dhe përgjegjësive të individëve,  ideatorëve,  ndihmësve dhe bashkëpunuesve  për dhunën dhe tentativën për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues.

-d) Hetimi i zbatimit të ligjit gjatë hartimit dhe ekzekutimit të detyrave në kuadër të planit të masave që organet shtetërore të ngarkuara me ligj përgatitën dhe zbatuan me qëllim respektimin dhe garantimin e zbatimit të detyrimit ligjor të mbrojtjes së institucioneve kushtetuese të vendit.

-dh) Hetimi për masat e marra nga organet e zbatimit të ligjit për neutralizimin përfundimtar të tentativës për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues dhe për garantimin e paprekshmërisë së institucioneve dhe të së drejtës për tubim paqësor.

-e) Propozimi i ndryshimeve të nevojshme legjislative me qëllim realizimin e një sistemi efektiv të ushtrimit të së drejtës së tubimit paqësor si një e drejtë e pamohueshme në një shoqëri demokratike dhe parandalimin e goditjen efikase të dhunës kundër institucioneve shtetërore si një realitet i papranueshëm në një shoqëri demokratike. Adriatik Doçi
 

Më të lexuarat