
"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

“Diktatorët kërkojnë skllavëri”, Spartak Ngjela: Çfarë do të sjellë PD tani që e ka nxjerrë jashtë vetes Berishën, armikun aktual të jokonformizmit, a do të krijojë...?

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Gusht 2022

Analisti Spartak Ngjela, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka komentuar situatën politike në vend.
“Konformizmi është ende një natyrë negativiteti në Shqipërinë paskomuniste
Konformizmi është një mënyrë sjelljeje e cila ka vijueshmëri në qytetërim. Vjen nga latinishtja, conform ( con-form), që don të thotë se diçka është bëre në mënyre të plotë nga një model - e bërë si. (Make as - Oxford Dictionary).
Pikërisht kjo ka hasur një diskutim të gjerë në rrafshin social sot në Shqipëri, sepse konformizmi ka qenë natyra thelbësore e diktaturave ideologjike.
Diktatorët kërkojnë komformizëm shoqëror, domethënë skllavëri.
l.
Por, kur vjen si mënyrë sjelljeje ose veprimi, në qëndrimet njerëzore, konformizmi është në thelb një lloj përshtatjeje në bisedë vetëm me fjalë dhe pa kundërshtim.
Sipas kësaj, konformist quhet personi i cili e pranon diçka, një ide apo një fakt, vetëm me fjalë, dhe, këtë pranim, nuk e ka mendimin e tij. Sepse, kur ajo që ka shprehur një individ është mendimi i tij, konformizmi nuk ekziston.
Njeriu i iluminuar dhe i ditur është jokonformist, sepse ai nuk e cenon personalitetin e tij.
Në sistemet shqiptare të shtetit, në Shqipëri, Enver Hoxha kishte një urrejtje kriminale kundrejt jokonformizmit. Sepse kështu ai mbronte tiraninë e tij sunduese në Shqipëri. Dhe kjo sigurisht që është një pikë negative në historinë tonë shqiptare.
Po sot?
Edhe sot ne kemi një parlament konformist, por dykrahësh ama. Në parlamentin shqiptar, në 30 vjet janë përplasur dy lloje konformizmash politikë, i majtë dhe i djathtë, e asgjë tjetër. Por, dallon që në Shqipërinë e sotme ka ende reflekse të konformizmit kriminal të Enver Hoxhës, që ka ecur sipas kësaj devize: kjo, dhe asgjë tjetër, dhe, unë, e asnjë tjetër.
Por, ndërkohë duhet të shohim se çfarë do të sjellë Partia Demokratike tani që e ka nxjerrë jashtë vetes Sali Berishën, armikun aktual të jokonformizmit? A do ta krijojë Partia Demokratike në politikë jokonformizmin si natyrë të lirisë, demokracisë dhe personalitetit?
A do të shkëputet nga turrmat e Saliut, për të ardhur te zhvillimi integral jokonformist i politikës shqiptare?
Po Partia Socialiste?
Kjo parti nuk ka shenja se mund të shkëputet nga konformizmi kundrejt Edi Ramës.
ll.
Por le ta përcaktojmë: çfarë është konformizmi?
Kjo është një pyetje që duhet bëhet me sqarim të veçantë, për të gjitha shoqëritë që kanë dalë nga diktaturat.
Konformizmi është një edukatë pasive.
Ka thënë shkrimtari i shquar italian Alberto Moravia pasi e ka trajtuar konformizmin në një kontekst universal.
Dhe unë, në pikën e tretë të këtij shkrimi, po jap mendimin tim të fragmentuar sipas të gjitha shkaqeve që mendoj se sjellin konformizmin.
lll.
Konformizmi shpesh është një servilizëm i rëndomtë.
Konformizmi është një frikë nga autoriteti.
Konformizmi është kapitullim ndaj së vërtetës, kur pranon gënjeshtrën.
Konformizmi është edhe vetëm frikë.
Konformizmi është depersonlizim për atë që e pranon për interes.
Konformizmi është natyra e njeriut të paditur.
Konformizmi është edhe një nënshtrim politik ndaj së keqes.
Konformizmi është natyrë shoqërore sunduese në çdo tirani apo diktaturë.
lV.
Po cilat janën maksimat më të bukura filozofike për konformizmin?
"Konformizmi është gardian i lirisë dhe armik i zhvillimit".
Ka thënë J. F. KENEDY
"Konformizmi është majmuni i harmonisë".
Ka thënë Ralph Waldo Emerson”
Më të lexuarat


Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

“Mazhoranca të mos merret me opozitën ‘Netflix’”, Bushati 'rrëfen' mbi çështjen “McGonigal”: Duhet të jemi në një zë me SHBA-në

Pjesë e skandalit McGonigal, Miliam Zeka zbulon arsyen e “fortë”: Ja pse amerikanët nuk e hetojnë Ramën

Gazetari i njohur tregon hallin e kryeministrit Rama: Deri para një jave ishte i “plotfuqishëm”, sot është "në prag të dimrit të vetmisë së madhe”

Deputeti demokrat denoncon fabrikën e gazit në Porto Romano: Minë me sahat!

Pse Rama hesht për lidhjen me McGonigal? Kreshnik Spahiu “zbërthen” kryeministrin

6 çështje ‘bombë’ për 7 ditë në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon informacione që tronditin politikën shqiptare: Ju tregoj se cilët politikanë do të arrestohen të parët

Kreshnik Spahiu zbërthen ‘puçin’ politik që po përgatitet: Berisha rrezikon asgjësimin politik

Kreshnik Spahiu zbulon goditjen e fshehtë të Lulzim Bashës: Ja çfarë po përgatit Sali Berisha për zgjedhjet e 14 majit
