BREAKING NEWS

Sot pretenca për Mediu, Gjykata merr vendimin e papritur për ish-ministrin

Sot pretenca për Mediu, Gjykata merr vendimin e papritur për
x
BREAKING NEWS

“Takoi bashkëpunëtorë në Durrës dhe...”/ Klodiana Lala zbulon lëvizjet e fundit të Vangjush Dakos pak para arrestimit nga SPAK

“Takoi bashkëpunëtorë në Durrës dhe...”/
x
BREAKING NEWS

Thellohet përçarja e opozitës, kërcënohet Gaz Bardhi: Grupimi paramilitar po hedh në erë PD-në

Thellohet përçarja e opozitës, kërcënohet Gaz Bardhi:
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia
x
BREAKING NEWS

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve
x
BREAKING NEWS

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe
x
BREAKING NEWS

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja
x

Politike

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të natës", Berisha tregon të vërtetat e thirrjes së kandidatëve në SPAK : U zgjodhën nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të

Ish kryeministri Sali Berisha foli nga Peqini për kandidatët e zgjedhur nga procesi i primareve. Ai u shpreh se Partia Demokratike e la këtë zgjedhje në dorë të qytetarëve në mënyrë që ata të vendosin vetë për qeveritarët e tyre vendorë.

Berisha u shpreh se nga ana tjetër kandidatët janë zgjedhur nga vetë Edi Rama dhe janë shpallur pas mesnate. Sipas Berishës në mbledhje ka pasur përplasje të vazhdueshme ndërsa kandidatët që nuk janë bindur për të mos kandiduar janë thirrur në SPAK.

“Energjia e bashkimit të shqiptarëve në një betejë historike për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Është energjia e fitores me 14 maj të kandidatëve të primareve në mbarë Shqipërinë.

Të gjithë kandidatët tanë nuk janë më kandidatët e kryetarit dhe kryesisë. Janë kandidatët tuaj. Janë gra dhe burra të cilët vendosën të dalin para jush. Të vlerësohen dhe votohen nga ju. Janë nuset dhe dhëndurët e lirisë. Ne vendosëm një standard që nuk ka ekzistuar më parë. Ju garantoj se për lirinë ky është standardi më i mirë që ekziston sot dhe në vendet më të zhvilluara të botës.

Para një viti demokratët kërkonin kudo të zgjedhin vetë kryetarin e partisë, bashkisë dhe deputetin. Unë premtova një gjë të tillë se ju keni një shkallë formimi politik shumë të lartë. Keni një shkallë vlerësimi të shkëlqyer. Ne kemi kandidatë më të mirë se kurrë më parë. Krahasoni pak këta kandidatë me krahun tjetër që shpallen në orën 1 të natës. Që nuk kanë takuar një socialist, një demokrat, një të paparti për t’u vlerësuar por që të gjithë nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë, nga Edi Rama. Diku kërciti dajaku në mbledhje, të tjerë u thirrën në SPAK se nuk po bindeshin kurse ne e lamë te besimi dhe vullneti juaj”, tha Berisha.