BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Politike

Dikur deputete e PD, Lajla Përnaska zbulon arsyen pse vendosi të garojë për Bashkinë e Tiranës me siglën e një partie tjetër

Dikur deputete e PD, Lajla Përnaska zbulon arsyen pse vendosi të

Dikur ishte deputete e Partisë Demokratike, por Lajla Përnaska do të garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Tiranës, me siglën e Partisë Drejtësi, Intregrim dhe Unitet (PDIU), e kryesuar nga Shpëtim Idrizi.

Në një intervistë televizve, Përnaska u shpreh se e mori vendimin për të garuar, pasi i njeh mjaft mirë problematikat që ka sot Tirana dhe se e gjithë karriera e saj ështëe  lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin e saj.

“Shtysa kryesore është duke qenë para një fakti që, unë si shumë të tjerë kam zgjedhur të jetoj në Tiranë dhe nuk kam dashur asnjëherë të bëj gati valixhet për t’u larguar nga vendlindja ime dhe nga qyteti ku paraardhësit e mi në breza kanë vendosur të jetojnë, dhe duke qenë në radhë të parë banore e Tiranës, unë edhe në gjithë angazhimin dhe me CV-në time, asnjëherë, në asnjë rrethabë nuk kam bërë zgjedhjen për të qenë indiferente ndajh realitetit ku unë jetoj. Pikërisht, kjo lloj qasjeje që unë kam dhe vokacioni, në raport me gjithë mjedisin social, ekonomik, politik rretrh meje, më ka shtyrë prej kohësh që të përfshihem në jetën e shoqërisë civile, pastaj në jetën politike. E gjithë karriera që kam realizuar deri sot, është një karrierë që lidhet drejtpërdrejt me Tiranën, edhe me gjithë zhvillimin e kryeqytetit.

Kam fituar dy mandate si deputete, në qarkun e Tiranës, më konkretisht në lagjen time, në njësinë numër 2. Në vazhdimësi kam ndjekur problemet e zonës, por edhe më gjerë. E gjithë kjo përvojë, mendoj se është e rëndësishme për ta vënë në dispozicion të kësaj gare elektorale. Ka nevojë për kontribute dhe alternativa nga secili nga ne. Duke zbatuar ligjin që ne kemi në fuqi, ligjin elektoral, të ofron mundësinë edhe kandidimin si e pavarur, por ka më shumë procedura. Gjeta dakordësinë me lidershipin e PDIU-së, për të marrë mbështetjen e tyre për procesin e regjistrimit”, theksoi ajo.

Më të lexuarat