BREAKING NEWS

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla
x

Politike

“Dilni jashtë! Jeni i përjashtuar”, Vasilika Hysi nxehet keq me deputetin dhe merr vendimin e menjëhershëm: Ndërpritet seanca!

“Dilni jashtë! Jeni i përjashtuar”, Vasilika Hysi nxehet

Deputetja Vasilika Hysi ka përjashtuar sot nga seanca plenare deputetin Erion Piciri pas zhurmës dhe rrëmujës që ka shkaktuar në Kuvend me ndërhyrjet e tij.

Piciri po fliste nga vendi pa mikrofon, ndërkohë që ishte duke folur deputetja e PS, Edlira Bode.

Drejtuesja e seancës tha se deputeti është paralajmëruar tre herë. Ndërkohë seanca u ndërpre për disa minuta.

“Zoti Piciri ju kam dhënë tre masa disiplinore. Mos vijoni të shkelni më tej rregulloren.

Zoti Piciri ju përjashtoj nga seanca plenare. Ju përjashtoj! Është fatkeqësi e madhe që vjen këtu në parlament për të përfaqësuar qytetarët e Shqipërisë.

Është fatkeqësi e madhe. Ju  përjashtoj nga seanca plenare. Ju lutem dilni nga seanca”, tha Vasilika Hysi.