BREAKING NEWS

‘Zgjedhorja’ në ngërç, ambasadorja Yuri Kim, ultimatum palëve politike: Vendosët një afat, është koha për...

‘Zgjedhorja’ në ngërç, ambasadorja Yuri Kim,
x

Politike

Disa minuta pas vendimit , Lulzim Basha nxjerr prapaskenat e rënda dhe flet me emra: E turpshme! Ja kush e ndihmoi Saimir Tahirin

Disa minuta pas vendimit , Lulzim Basha nxjerr prapaskenat e rënda dhe flet
Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit Gjykatës për Saimir Tahirin. Sipas Lulzim Bashës, vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin.
 

Reagimi i Lulzim Bashës

Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit.

Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës.

Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.

Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët.

 

Më të lexuarat