BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Diskutimet në Këshillin Politik, Hajdari: Propozimet e PS tentojnë të bllokojnë hapjen e listave, po bëjnë hapa pas

Diskutimet në Këshillin Politik, Hajdari: Propozimet e PS

Çështjet që nuk kanë gjetur dakordësi, vijon të përplasë ashpër palët politike. Pas opozitës së bashkuar, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, edhe përfaqësuesja e opozitës në Parlament Rudina Hajdari ka dalë kundër amendimeve të propozuara nga mazhoranca qeverisëse lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjatë një prononcimi për media pas mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari mjaft e irrituar u shpreh se propozimi i sjellë nga mazhoranca ka në thelb të saj të mos hapen listat. Ajo tha se PS po bën një hap pas dhe se kjo mënyrë e hapjes së listave duke zgjedhur vetëm një kandidat preferencial nuk është ajo që duan qytetarët shqiptarë. “PS kërkon të mos hapë listat. Po kërkojnë të kenë vetë një kandidat preferencial në listë. PS po bën një hap mbrapa. Nuk është kjo lista e hapur, ajo që duan shqiptarët. Kjo është lista e kryetarëve. Është një truk për të mbajtur listat e mbyllura. I kërkoj PS të reflektojë mbi këtë propozim që në fakt mban listat e mbyllura. Do të luftoj deri në fund që listat të jenë të hapura dhe boll më me kryetarë që vendosin në lista kandidatë që u vijnë vërdallë si dele. Kjo nuk ndryshon asgjë ndaj PS të reflektojë mbi këtë propozim të fëlliqur”, u shpreh deputetja e opozitës në Parlament, Rudina Hajdari në reagimin e saj për media. Sipas PS, kuota 30% për gratë nuk duhet të preket, ndërsa shton se, listat duhet të jenë 100% të hapura dhe qytetari voton kandidatin preferencial. Sipas Partisë Socialiste, këto amendamente përbëjnë platformën më të mirë të mundshme, të konsensusit sa më të gjerë mes mazhorancës qeverisëse, opozitës parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare, për shkak se plotësojnë çdo kërkesë të artikuluar prej tyre. Deputetja e opozitës në Parlament ka qenë një nga nismëtarët që kanë kërkuar hapjen e listave 100 për qind dhe sipas saj kjo është një çështje që nuk do të tërhiqet. Për Hajdarin, hapja e listave është një nga kërkesat e qytetarëve dhe ajo deklaron herë pas here se do i shkojë deri në fund kësaj nisme.

Më të lexuarat