BREAKING NEWS

Kush do donte ta vriste Sali Berishën? Ervin Karamuço hedh dyshime të forta: Ekziston mundësia që Gerti Shehu të jetë përdorur nga...

Kush do donte ta vriste Sali Berishën? Ervin Karamuço hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, zbardhet njoftimi i minutës së fundit

Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, zbardhet njoftimi i
x
BREAKING NEWS

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me Shqipërinë

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë të DASH

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë
x
BREAKING NEWS

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e rëndësishëm Rezart Taçin

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë! Shënoi emrin te rekordmenët e katërkëndëshit në botë, ndahet nga jeta parakohe legjenda e portës shqiptare (Emri+Foto)

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë!
x
BREAKING NEWS

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon çastet pas goditjes së Berishës: U bllokuam, patëm...

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon
x

Politike

Dita Botërore e Përkthimit, Bujar Leskaj kujton përkthyesit që sollën në shqip kryeveprat e letërsisë botërore: Na ushqyen shpirtërisht

Dita Botërore e Përkthimit, Bujar Leskaj kujton përkthyesit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka kujtuar ditën Botërore të Përkthimit.

Leskaj kujton me nderim të gjithë përkthyesit, të cilët sollën në shqip kryeveprat e letërsisë botërore.

Dita Botërore e Përkthimit na kujton aftësinë e jashtëzakonshme të gjuhës për të udhëtuar nga një kulturë në tjetrën, nga njëri vend në tjetrin, duke zhdukur kufijtë, duke na ushqyer shpirtërisht e duke përsosur njerëzimin.

Sot gjej rastin që të kujtoj me nderim të gjithë ata  përkthyes të jashtëzakonshëm, të cilët sollën në shqip kryeveprat e letërsisë botërore, duke dëshmuar vlerat, muzikalitetin dhe pasurinë e jashtëzakonshme të gjuhës shqipe.

Fan Noli, Gjon Shllaku, Gjergj Fishta, Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Jorgo Bllaci, Robert Shvarc, Skënder Luarasi, Sotir Caci, Petro Zheji, Hamit Kokalari, Jusuf Vrioni, Nonda Varfi, Afrim Koçi, Amik Kasoruho, Eshref Ymeri, Mira Meksi, Bashkim Shehu, Bajram Karabolli e dhjetëra të tjerë kanë sjellë në gjuhën shqipe kryeveprat e letërsisë botërore.

Në Ditën Botërore të Përkthimit dëshiroj të kujtoj me një respekt të veçantë të gjithë ata përkthyes “anonimë”, që përkthyen në burgje e kampe përqëndrimi, si: Mirash Ivanaj, Beqir Ajazi, Kudret Kokoshi, Pjetër  Arbnori, Petrit Velaj, Pashko Gjeçi, Daut Gumeni, e dhjetëra të tjerë të burgosur politikë, të cilëve emri asnjëherë nuk iu përmend nga diktatura komuniste, por që gjurma e tyre në kulturën shqiptare është e pashlyeshme.

Respekt të veçantë për të gjithë ata bashkëqytetarë e intelektualë vlonjatë, si Luan Toto, Astrit Hajdini, Bajram Karabolli, Laureta Petoshati, etj, të cilët sjellin për lexuesin shqiptar poezi e prozë bashkëkohore dhe përkthejnë letërsinë shqip për lexuesin e huaj duke kontribuuar për të lidhur më  shumë kulturat me njëra-tjetrën.

Ndjese per ata perkthyes qe nuk i kam permendur ne kete postim modest !

Suksese te gjitheve !