BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x
BREAKING NEWS

“Një kafe, ose do përfundoni në komisariat”/ U kërkonte para qytetarëve, Policia e Shtetit merr vendimin drastik për efektivin, në hetim edhe... (Emrat)

“Një kafe, ose do përfundoni në komisariat”/ U
x

Politike

Ditë të zeza për armiqtë e Erdoganit në Shqipëri, Edi Rama mbyll një tjetër shkollë të Gylenit dhe i mban premtimin e dhënë “Sulltanit” turk

Ditë të zeza për armiqtë e Erdoganit në Shqipëri,

Qeveria Shqiptare ka intesifikura luftën ndaj gylenistëve, teksa ditën e djeshme ka vendosur që të mbyllë gjimnazin “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë, i cili është pjesë e “Turgut Ozal” dhe që financohet nga filozofi dhe filantropi, Fetulla Gyleni, ky i fundit një armik i Erdogan. Vendimi u shpall dje pas mbledhjes së qeverisë dhe mban firmën e zv/kryeministres Belinda Balluku, ndërsa gjimnazi turk në Shqipëri duhet të pajisë nxënësit me dokumentacionin e nevojshëm që ata të transferohen në institucione të tjera arsimore. Ky është vendimi i dytë kundër këtyre shkollave gjatë ditëve të fundit, duke i shpallur luftë kështu instucioneve të financuara nga Fetulla Gylen, i cili njihet si armiku i presidentit turk, Rexhep Erdogan, i cili i ka vendosur ultimatum qeverisë “Rama” që t’i çojë në pjatë argjendi gjithë “kokat” e rrjetit “Feto” që strehohen, punojnë dhe kanë biznese në Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e një kopshti pjesë e kolegjeve “Turgut Ozal”. Në vendimin e këshillit të ministrave bëhet me dije se institucioni arsimor ka për detyrim që do të shërbejë për transferim në një institucion tjetër dhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit deri në muajin shtator. Duket se qeveria shqiptare ka filluar të zbatojë kërkesat e Erdoganit në lidhje me shkollat turke këtu, duke mbyllur ato që janë të lidhura me Gylenin dhe hapjen e rrugës ndaj shkollave pjesë të rrymave të Islamit Politik të mbështetura nga Turqia. Në vendimin e qeverisë nuk thuhet arsyeja e këtij vendimi. Prej vitesh në vendin tonë operojnë shumë biznese të në pronësi të shtetasve turq, pjesë e lëvizjes gylene në Turqi. Mbyllja e këtyre objekteve ka qenë vazhdimisht kusht i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.“Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i licencuar me vendimin nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, për nivelin e arsimit të mesëm të lartë, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj. Institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” ka këto detyrime: a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar; b) Të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi; c) Të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit”, thuhet në vendim. Detaje nga vendimi Në vendimin e këshillit të ministrave bëhet me dije se institucioni arsimor duhet që të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor të gjithë dokumentacionin që disponon. Po ashtu thuhet se institucioni arsimor ka për detyrë të ngrejë grup pune brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit.“Të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim; d) Të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor të gjithë dokumentacionin që disponon, si dhe të paraqesë në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, një kopje të dokumentacionit dhe të procesverbalit të dorëzimit të tij, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi. 3.Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nën juridiksionin e të cilit ndodhet shkolla, ka për detyrë: a) të ngrejë grup pune brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”; b) të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar në këtë institucion arsimor; c) të administrojë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë mësimore të kryer nga ky institucion arsimor privat parauniversitar. 4. Në shkronjën “b”, të pikës 1, të vendimit nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, fjalët “… kolegji “Mehmet Akif Ersoy”, i nivelit të arsimit të mesëm në qytetin e Tiranës… ”, shfuqizohet. 5.Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale Arsimore Parauniversitare, Durrës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë, institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” dhe fondacioni “Gulistan” për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Më të lexuarat