BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Ditmir Bushati e cilëson inkurajues reagimin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi: Parandalohen ndarjet transatlantike dhe imponimi i zgjidhjeve etnocentrike

Ditmir Bushati e cilëson inkurajues reagimin e BE-së për dialogun

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati e vlerëson si pozitive letrën e kryediplomatëve Heiko Maas dhe Jean-Yves Le Drian për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Bushati shkruan se bashkpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjidhje përfundimtare.

“Sinjale inkurajuese nga Heiko Maas dhe Jean Yves Le Drian në lidhje me rolin e BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjidhje përfundimtare, për të parandaluar liderët që shfrytëzojnë ndarjet transatlantike dhe imponimin e zgjidhjeve etnocentrike”, ka shkruar Bushati.