Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ditmir Bushati merr postin e rëndësishëm në misionin vëzhgues të OSBE për zgjedhjet në Bjellorusi (Dokumenti)

Postuar: 08/11/2019 - 19:07

Në njoftimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, thuhet se ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është zgjedhur kryetar i misionit vëzhgues të Asamblesë në Bjellorusi për zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 17 nëntor. Bëhët me dije se misioni prej 80 vëzhguesish, në përbërje të të cilit janë 60 parlamentarë do të kryesohet nga Ditmir Bushati, një diplomat me eksperiencë, i cili  ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë nga viti 2013-2019 dhe kryeson Delegacionin e Shqipërisë në AP të OSBE-së.

Vetë Ditmir Bushati shprehet “ ne jemi një grup i madh vëzhgues, të fuqishëm jo vetëm në numër por në eksperiencë dhe ekspertizë. Ne vimë nga nga disa shtete të ndryshme me pikëpamje të ndryshme politike dhe jemi të unifikuar në angazhimin tonë për të ofruar një vlerësim të plotë dhe të paanshëm të zgjedhjeve.

Misioni vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së do të bashkëpunojë ngushtë me misionin e vëzhguesve të ODHIR dhe Këshillit të Europës. Këto janë zgjedhjet e 10-ta që ekipi i AP të OSBE-së vëzhgon në Bjellorusi që nga viti 1995 dhe raporti paraprak i misionit vëzhgues do të prezantohet nga Bushati në një konferencë për shtyp në Minsk në 18 nëntor.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 15:23

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese po bllokohet sërish nga një tjetër ngërç midis Kuvendit, KED dhe Presidencës.  Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, “ajo çfarë po ndodh është mbijetesa e pres

Postuar: 14/11/2019 - 15:10

Juristi dhe sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso  i ftuar në stud

Postuar: 14/11/2019 - 14:56

Ka përfunduar në këto momente mbledhja  e konferencës së kryetarëve, e cila u mbajt sot pas

Postuar: 14/11/2019 - 14:48

Presidenca ka njoftuar pak minuta më parë se pasditen e sotme do të organizohet ceremonia e betim

Postuar: 14/11/2019 - 14:41

Një person është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Antiterrori, pasi ka kërcënuar

Postuar: 14/11/2019 - 14:29

Të shumta kanë qenë reagimet ditën e sotme pas betimit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta

Postuar: 14/11/2019 - 13:48

Denar Biba, nënkryetari i KQZ, pak minuta më parë shprehu qëndrimin e tij, për betimin e Arta Vor