BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ditmir Bushati raporton në Kuvend: Pagat e diplomatëve do të rriten me 20% vitin e ardhshëm, prioritet hapja e negociatave

Ditmir Bushati raporton në Kuvend: Pagat e diplomatëve do të

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi ditën e djeshme se pagat për diplomatët, por edhe të gjithë njerëzit që punojnë në Shërbimin e Jashtëm do të pësojnë një rritje me 20% gjatë vitit të ardhshëm. Bushati ishte dje i pranishëm në Komisionin për Integrimin Evropian për të diskutuar parimisht projektligjin

“Për buxhetin e shtetit 2019” për Ministrinë e Jashtme. Midis të tjerash, Ditmir Bushati theksoi se buxheti për Ministrinë e Jashtme është 3% më i lartë se ai i vitit 2018. Sipas tij, qeveria ka vendosur për herë të parë për të bërë një rritje cilësore në lidhje me pagat dhe me vlerën e buxhetit në total sepse pretendon të marrë drejtimin e OSBE gjatë vitit 2020.

“Fakti që ka një rritje të ndjeshme këtë vit nga vitet e tjera, pra 20% paga e diplomatëve dhe punonjësve të Shërbimit të Jashtëm dhe 3% rritje në total të buxhetit, ka të bëjë më objektivin tonë për të marrë drejtimin e OSBE në vitin 2020 dhe në rast se do të ketë konsensus, Shqipëria automatikisht përshihet në Trojkën e drejtimit të OSBE-së dhe kjo është arsyeja që pse në 2019-ën, në buxhetin e shtetit është parashikuar një fond specifik për aktivitetet që do të ndërmarrë Shqipëria gjatë vitit 2019. Deri tani përgjithësisht ne kemi qenë konsumatorë, jo thjeshtë të prezencës tonë në OSBE”, tha Ditmir Bushati.

Sipas, ministrit të Jashtëm, ky buxhet mbështet konsolidimin e mëtejshëm të reformave të ndërmarra që promovojnë rritjen ekonomike, punësimin, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. “Në planifikimin e investimeve publike për vitin 2019 janë mbajtur gjithashtu në konsideratë prioritetet e integrimit evropian. Prioriteti i qeverisë Shqiptare për vitin 2019 vazhdon të jetë hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në kuadër të mbështetjes së procesit të integrimit të vendit në BE, projektbuxheti i vitit 2019, parashikon mbështetjen e veprimtarisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të strukturave të tjera të administratës publike shqiptare që do të angazhohen në procesin “screening”, nënvizoi ministri Ditmir Bushati.

Më të lexuarat