BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Djali i Remzi Hoxhës apel shtetit për të zbardhur vrasjen e të atit, ish-prokurori i çështjes zbulon si u bllokuan hetimet

Djali i Remzi Hoxhës apel shtetit për të zbardhur vrasjen e

Ish- presidenti Sali Berisha, është akuzuar nga familja e Remzi Hoxhës si urdhëruesi i zhdukjes së biznesmenit. Djali i tij Ardiani e lidh këtë akuzë me takimet e përfolura Berisha-Millosheviç-Gligorov dhe Gazidede-Arkan. “Si duket Berisha dhe Gazidede kanë menduar që babi im është ndonjë person që i ka përcjellë se çfarë po bëjnë nga aktivitetin e tyre, dhe i ka ndjekur”, flet për “Top Story” Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës. “Kërkonim informacion, por në gjithë institucionet ishte e pamundur me çarë, ne s’kishim asnjë përkrahje në kuptimin me mjete ndihmëse, thjesht si prokuror bëja shkresa, shko kërko një dokument: skam, përgjigjet ishin negative skanë dhënë asnjë informacion, d.m.th nuk kemi dijeni, të gjitha strukturat e shtetit, nuk kemi dijeni”, tregon Brahim Lahi, ish- prokuror i çështjes. Prova deçizive që kishin prokurorët aso kohe ishte targa TR 2449 C, e mjetit Fiat Tipo me të cilin u rrëmbye Remziu. Komisariati numër 3 dhe prokuroria çuan disa kërkesa për vërtetimin e targës nga Drejtoria Rrugore, por asnjëherë nuk morën përgjigje. Madje, ditën e ngjarjes, shoferi Shpëtim Pasholli ishte urdhëruar ti hiqte targat mjetit “Fiat Tipo”. Në këto kushte, dosja u arkivua. Hetimet rinisën në 22 Janar të vitit 1996. “Ne kërkuam atëherë se kujt i përket kjo targë, shërbimi rrugor thoshte që nuk është i regjistruar, ndërsa na erdhi një konfirmim pastaj që kjo targë është blerë nga SHIK-u dhe ishte fatura e blerjes që kishte paguar SHIK”, tregon Brahim Lahi, ish- prokuror i çështjes. Zhdukja e Remzi Hoxhës, ka një proces juridik dhe disa të pandehur, por drejtësi nuk pati kurrë. Kjo çështje është përdorur shpesh si një gur i fortë politik. “I bëj thirrje e prokurorisë por edhe Edi Ramës, të tregojë të paktën vullnet se unë e them publikisht, mendoj se edhe Edi Rama nuk do ti shkojë deri në fund që edhe Sali Berisha mos ti shkojë punëve tjera deri në fund, rasti i babit tim përdoret si xhoker politik”, thotë Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, sipas “TCH”. Familja e Remziut, është e gatshme ti falë ata që e zhdukën, por kushti është një dhe i vetëm. “Të paktën eshtrat ti gjejmë të bëjmë një varr, nuk na ka interesuar a dënohen këta persona a nuk dënohen”, thotë Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës. Ku mund të jetë zhdukur trupi i Remziut? Kërkime me mjete speciale janë bërë ndër vite te mali me Gropa, në zona malore në Skrapar, Vlorë e në veri të vendit, por pa rezultat. “Ka versione që thotë jo i kanë zhduk eshtrat me kimikale, por ne besojmë që janë të varrosur, eshtrat janë në Vain”, thotë Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

Më të lexuarat