BREAKING NEWS

Mbërrijnë dozat nga Pfizer në Rinas, kryeministri Rama jep një tjetër lajm të mirë

Mbërrijnë dozat nga Pfizer në Rinas, kryeministri Rama jep
x

Politike

“Dje forcat tona të armatosura shtuan kontrollin në Rinas”, Niko Peleshi zbulon çfarë fshihet pas bllokimit të Aeroportit të Rinasit: Po cenohet...

“Dje forcat tona të armatosura shtuan kontrollin në

Ministrit i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehet se siguria kombëtare u kërcënua për shkak të bllokimit të punës së kontrollorëve në Rinas.

Gjatë një interviste për emisionin “7 pa 5”, Peleshi shpjegoi edhe prezencën e ushtrisë në Rinas.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për ushtria të marrë kontrollin e kullës, por vetëm për të garantuar sigurinë.

“Ne jemi aty, jemi pjesë integrale, garantojmë ruajtjen e perimetrit të tij, ka një të vërtetë që vigjilenca është rritur, është shtuar sepse aeroporti është cenuar në funksionalitetin e tij nga greva e kontrollorëve, që kanë pretendimet e tyre. Është e papranueshme që pretendimet të cenojnë funksionalitetin e aeroportit tonë të vetëm. Kjo është arsyeja pse ju patë dje forcat tona të armatosaura që shtuan kontrollin në Rinas. Ka disa licencime specifike për kontrollorët speicifikë që ushtria nuk i ka dhe nuk bëhet fjalë për marrjen e kontrollit të kullës nga ushtria, por thjesht për ruajtjen e tij në një moment ku përbëhet kërcënim për sigurinë kombëtare. Dje duhet të kishte mbërritur një kontigjent i rëndësishëm vaksinash, ka edhe emergjenca të tjera që shkaktohen, ka edhe problematika të tjera, ne jemi anëtarë të NATO.

Pekeshi e ndali theksin edhe te stërvitja ushtarake “Defender 21”, për të cilën tha se do të bëhet ç’është e mundur që misioni të mos cenohet.

“Aeroporti i Rinasit është e vetmja portë nga ku do të dislokohen trupat në kuadër të stërvitjes “Defender 21”. Do të jetë një stërvitje më e madhja e këtij lloji dhe duhet të dalë me sukses. Synojmë të jetë një stërvitje peridoke që na jep ne një rol strategjik. Kjo stërvitje po pritet me shumë gëzim. Roli ynë në Ballkan është i padiskutueshëm si një vend që ndikon përmes prezencës së shqiptarëve në shumë shtete, por edhe pozicionin tonë. Perëndimi është fjala që duhet të na orientojë dhe kjo stërvitje ka rol në këtë drejtim. Cenimi i stërvitjes është i papranueshëm. Patëm kontakte me vendet anëtare të NATO, i kemi garantuar se do të bëjmë gjithçka për të rifilluar punën në aeroport dhe të mos cenojmë këtë mision.”, u shpreh Peleshi.