BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Djegia e mandateve, reagojnë socialistët: Opozita ka frikë nga reforma në drejtësi, Parlamenti funksion edhe pa të

Djegia e mandateve, reagojnë socialistët: Opozita ka frikë nga

Deputetët e Partisë Socialiste kanë komentuar ditën e djeshme vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës. Duke folur dje për mediat, deputetët socialistë kanë qenë të unifikuar me njëri-tjetrin në deklaratat e tyre, duke u shprehur se kjo lëvizje nuk përbën ndonjë problem për mazhorancën. I pari që ka folur ka qenë, deputeti Pjerin Ndreu, i cili deklaroi se ky është një vendim që i takon opozitës dhe se Parlamenti është funksional edhe pa të, përsa kohë që sipas tij, ka votat për të miratuar ligje. “Parlamenti funksionon kur ka shumicën, 50+1. Nëse është numri i votave për të miratuar ligjet Parlamenti funksionon, çfarë ka”, deklaroi ai. Po ashtu, edhe deputetja socialiste Edlira Bode ka qenë në të njëjtën linjë me kolegun e saj Ndreu. “Opozita të veprojë si të dojë. Për ne rëndësi ka që Parlamenti të funksionojë në mënyrën e duhur, pa atë përbaltje dhe bojatisje që po shikojmë çdo të enjte”, deklaroi Bode.

Ndërsa deputeti socialist, Anduel Xhindi është shprehur se vendimi i takon opozitës. Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini deklaroi se mandatet janë të popullit dhe se verdikti i qytetarëve duhet të respektohet.

“Edhe partia ime ka provuar forma jashtë Parlamentit dhe asnjëherë nuk ka funksionuar. Mundësitë maksimale janë brenda Parlamentit”, u shpreh Ulqini, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ndërsa deputeti socialist, Arben Kamami theksoi se edhe nëse digjen mandate e opozitës, nuk krijohet asnjë problem. “Mandatet do t'i pranojnë ata që vijnë pas tyre në listën e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit 2017”, u shpreh Kamami për mediat. Nga ana tjetër, vendimin e opozitës e komentoi edhe zv/kryeministri Erjon Braçe. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Braçe u shpreh i bindur se mandatet digjen tani, pasi sipas tij, nuk i bëjnë dot gjë reformës në drejtësi. Madje, ai theksoi se nisja e funksionimit të mekanizmit kushtetues do nisë shumë shpejt. “Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë reformës në drejtësi; As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt! Mekanizmi kushtetues çmonton bllokimin nga Kuvendi. Të parëndësishëm shumë shpejt! Reforma e para, reforma përpara”, deklaroi Braçe.

Më të lexuarat