Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A do bëjë marrëveshje me Ramën për të stabilizuar situatën? Basha jep përgjigjen që nuk pritej

Postuar: 20/06/2019 - 15:43

Kryedemokrati, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp gjatë së cilës kërkoi ndëshkimin një orë e më parë, të atyre që i konsideroi vjedhësit e votave në Dibër.

Ai shtoi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike, në rast se nuk ndëshkohen pikërisht këta persona.

“Reagimi i pafytyrë i Ramës e të tijëve ka për qëllim të mohojnë këtë megakrim. Dua t’i them atij dhe gjithë të tjerëve. Asgjë nuk do të arrihet, çdo gjë do të ndëshkohet. Asnjë marrëveshje nuk arrihet nëse nuk ndëshkohen vjedhësit e votave. Ata duhet të jenë para drejtësisë”,- theksoi Basha.

Më tej kryedemokrati, tha se duhet ndalur tani makineria kriminale e drejtuar nga Rama.

“Përgjimet tregojnë qartë se çfarë komunikimi dashamirës ka mes ministrit, kriminelit e shefit të policisë. Po të mos i njohësh nuk i dallon dot kush është polici e kush trafikanti, kush deputeti e kush krimineli, kush ministri e kush shefi i policisë. Në Dibër policët ju kanë garantuar hapur të fortëve dhe kriminelëve të mbillnin drogë në favor të marrjes së votave. Ai ishte një projekt shkatërrues për vendin, se jo vetëm kapi ekonominë por e shkatërroi atë. Ekonomia sot është bërë e varuar nga droga njësoj si Rama e qeveria e tij”, – tha Basha.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 12:45

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim në Himarë me strukturat drejtuesi të këtij qyteti, ku të pranishëm kanë qenë Prefekti i Qarkut Vlorë, Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, drejtues të Polici

Postuar: 19/07/2019 - 12:36

Task Forca e Turizmit dhe strukturat përgjegjëse për menaxhimin e sezonit turistik 2019 vijojnë p

Postuar: 19/07/2019 - 12:11

Kryetari i PD Lulzim Basha në fjalën e tij nga selia blu deklaroi ndër të tjera se Partia Demokra

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n