Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A do dënohet Saimir Tahiri me 12 vite burg sa ka kërkuar Prokuroria?Zbuloni çfarë pritet të ndodhë nesër tek Krimet e Rënda

Postuar: 18/09/2019 - 16:15

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë nesër nëse do të dënojë apo jo ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri pas pretencës në datë 10 shtator, ku prokuroria kërkoi dënimin e tij me 12 vite burg.

Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

Në seancën e kaluar, ku Saimir Tahiri u mbrojt vetë për më shumë se dy orë, e quajti një proces të montuar e të pabazuar në prova duke kërkuar pafajësi, ndërsa deklaroi se 'as unk më shkon ndërmend dënimi'. Ndër provat më të rëndësishme që përdori Tahiri duke pretenduar pafajësinë ishin 6 shkresa dërguar ish ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli për mosfunksionimin e radarëve, dokumenti sekret në të cilin Jaled Çela njoftonte prokurorinë për aktivitetin kriminal të Habilajve dhe e-maili e zyrtarit të policisë së Vlorës, Gjergji Kohilës për prokurorin Dritan Prenci duke njoftuar po për aktivitetin kriminal të Habilajve.
 
Saimir Tahiri përfundoi i pandehur pas 18 muajsh hetimi. Në këtë proces Tahiri është i pandehur me Jaleld Celën, ndërsa për Sokol Boden, ish-drejtor i postës në Dhërmi dhe Gjergji Kohilën, ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, procesi është veçuar nga Krimet e Rënda. Seanca gjyqësore pritet që nesër të ndiqet edhe nga përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 14:01

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, me një shënim në “Facebook” thekson se grupet parlamentare të Parlamentit Europian kanë depozituar sot mocionet e tyre mbi draft-rezolutën për

Postuar: 23/10/2019 - 13:47

Partia Demokratike është shprehur se nuk do marrë pjesë në komisionin për reformën zgjedhore Sekr

Postuar: 23/10/2019 - 13:33

Deputeti, Ralf Gjoni në një intervistë për Report Tv shprehet se nuk heq dorë nga kushti se nuk d

Postuar: 23/10/2019 - 13:28

Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister është shprehur i

Postuar: 23/10/2019 - 13:21

Deputetja, Rudina Hajdari e cila mbeti jashtë grupeve të punës për Reformën Zgjedhore është shpre

Postuar: 23/10/2019 - 13:05

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e djeshmen në Japoni ku mori pjesë në ceremoninë e b

Postuar: 23/10/2019 - 12:19

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku me një deklaratë për mediat ka sulmuar kryeministrin Edi Ram